Autorët

Shtëpitë Botuese

Postimet më të fundit

  • Gjëra që nuk i dini për Shekspirin 2014-04-14 09:13:30 Muaji prill zakonisht përkujtohet si muaji i Shekspirit, meqë botërisht dita e lindjes së tij njihet 26 prilli i vitit 1564, ndërsa ka ndërruar...
  • “Hëna e Shqipërisë” e Ben Blushit -... 2014-04-07 08:52:35 “Hëna e Shqipërisë” titullohet libri më i ri i shkrimtarit Ben Blushi. Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në 100 vitet e ardhshme? Çfarë drejtimi...
  • Disa gjëra që nuk i dini për librat e... 2014-04-02 15:29:53 2 prilli - Dita Ndërkombëtare e Librave për Fëmijë   1. Data 2 prill është zgjedhur si Dita Ndërkombëtare e Librave për Fëmijë për të...
Shiko të gjithë postimet

Lista e librave nga Autori: Samuel Beckett

Samuel Barclay Beckett---Shkrimtari i njohur mbarëkombëtar Samuel Beket lindi në 13 Prill të vitit 1906 afër Dublinit në Irlandë. Ishte një djalë me sjellje shembullore dhe familjar i mbikqyrur gjithmonë nga një dado të cilën familja e kishte marrë për të qëndruar me të.

 

Pasi mbaroi shkollën e mesme duke treguar një talent të rrallë, ai u transferua në Paris në vitin 1928.Veprat i shkroi në frëngjisht dhe zuri menjëherë vend të rëndësishëm në rradhën e autorëve të tjerë të mëdhenj. Ishte një ndër autorët më origjinalë dhe më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

 

U kurorëzua me çmimin "Nobel" për letërsinë në vitin 1969. Beketi dallonte nga shkrimtarët e tjerë të kohës së tij ku në veprat e veta trajtonte gjithmonë shqetësimet e të tjerëve dhe shoqërisë së asaj kohe. Ai nuk ishte ekzistencialist si filozofi francez Jean-Paul Sartre edhe pse kishte marrëdhënie të mira me të.

 

Është konsideruar për shumë kohë si "best seller". Krijimtaria letrare e Samuel Beketit shpesh herë është përdorur edhe në teatër ku regjisorë me famë botërore kanë ngjitur vepra të ndryshme në skenë të cilat janë pritur mjaft mirë nga publiku dhe kanë patur shumë sukses.

Shporta  

Shporta juaj është bosh

Transporti 0 L
Total 0 L

Paguaj