Autorët

Shtëpitë Botuese

Postimet më të fundit

  • Fuqia e fjalisë së parë 2014-11-24 12:22:32 Fjalia e parë shpesh ka fuqinë të vendosë për të gjithë librin. Fjalia e parë mund të tregojë diçka për historinë e librit, shpesh ka një fuqi...
  • Tregu vjetor i librit 2014-11-17 10:42:39 “Ali Pasha, krime famëkeqe”, sipas shtëpisë botuese “Saras” ishte libri më i shitur në panairin e librit. Për botimet UET, më i kërkuari ishte...
  • Historitë e vërteta pas përrallave... 2014-11-10 11:40:58 Përrallat, përveçse magjike, kanë një rrëfim mjeshtëror. Ndërsa rriten dhe përballen me situata nga më të ndryshmet, njerëzit në mënyrë të...
Shiko të gjithë postimet

Lista e librave nga Autori: Zhyl Vern

Zhyl Vern (8 shkurt 1828 - 24 mars 1905) ishte një shkrimtar i njohur francez. Ai është konsideruar "babai" i fantashkencës. Është autori i dytë më i përkthyer i të gjitha kohërave, menjëherë pas Agatha Christie, me 4162 përkthime. Shpikjet e përshkruara në shumë prej librave të tij më të famshëm tashme janë bërë realitet dhe veprat e tij kanë frymëzuar breza të terë krijuesish e shpikësish.Zhyl Verni lindi në qytetin e Nantes, në Francën Perendimore. Ai filloi studimet për drejtësi në Paris, por i ndërpreu ato për të filluar karrierën e tij si shkrimtar. Ai filloi të bashkëpunonte me botuesin Pierre-Jules Hetzel, i cili e ndihmoi Vernin të publikonte veprat e tij dhe i dha disa këshilla për fushën e letërsisë. Pas suksesit të librave të tij, Zhyl Verni fitoi popullaritet në gjithë botën. Ai u tërhoq nga jeta publike dhe bleu një shtëpi në Amien, një qytet i qetë bregdetar. Këtu ai filloi të rregullonte marrëdhëniet me disa nga anëtaret e familjes me të cilët s`kishte marrëdhënie të mira (përfshire dhe djalin e tij) si dhe u frymëzua për disa nga kryeveprat e tij. Zhyl Vern vdiq në Amien më 1905 dhe u varros në këtë qytet.

Shporta  

Shporta juaj është bosh

Transporti 0 L
Total 0 L

Paguaj