Shtëpitë Botuese

Autorët

Lista e librave sipas autorit Aleksandër Xhuvani

Aleksandër Xhuvani lindi më 14 Mars të vitit 1880 në Elbasan. Mësimet para i mori në vendlindje dhe në Cotil të Maqedonisë.

Aleksandër Xhuvani lindi më 14 Mars të vitit 1880 në Elbasan. Mësimet para i mori në vendlindje dhe në Cotil të Maqedonisë. Pastaj vazhdoi studimet e larta në Athinë, ku në vitin 1906 u diplomua për filologji.


Për tri vjet qe mësues i gjuhës shqipe në Shën Mitër Koronë. Mori pjesë në Kongresin e Elbasanit (1909) dhe me hapjen e normales së Elbasanit qe mësues dhe më vonë drejtor i kësaj shkolle. Dha mësim në shkollën e parë të mesme kombëtare, në Normalen e Elbasanit (dhjetor 1909).  


A. Xhuvani ishte bërë i njohur , kur u mblodh KLSH me mbi më shumë se 30 artikuj e studime me karakter gjuhësor, pedagogjik e letrar që kishte botuar në gazetat dhe fletoret e kohës. Ai vazhdoi të mbetet një figurë e rëndësishme edhe më pas duke u zgjedhur anëtar i Asamblesë Kushtetuese (dhjetor 1945), më tej deputet i Kuvendit Popullor në një sërë legjislaturash, dhe deri në fund të jetës ai ishte nënkryetar i presidiumit të Kuvendit Popullor.


Ai u nda nga jeta në vitin 1961 dhe 19 vite më pas, pra më 1980, u botua vëllimi i parë i “Veprave” të Aleksandër Xhuvanit me 6 vëllime, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave. Ky libër është një nga literaturat më të vlefshme për këdo që merret me studimin e gjuhës shqipe.

Më tepër
Duke shfaqur 1 - 1 nga 1 artikull
Duke shfaqur 1 - 1 nga 1 artikull