Autorët

Shtëpitë Botuese

Postimet më të fundit

  • Shuhet Markezi, gjiganti i letërsisë 2014-04-18 11:03:12 Vdekja nuk të vjen nga pleqëria, por nga harresa – shkruante mjeshtri i letërsisë, Gabriel Garcia Markez. E sigurt është që vepra e tij nuk do...
  • Gjëra që nuk i dini për Shekspirin 2014-04-14 09:13:30 Muaji prill zakonisht përkujtohet si muaji i Shekspirit, meqë botërisht dita e lindjes së tij njihet 26 prilli i vitit 1564, ndërsa ka ndërruar...
  • “Hëna e Shqipërisë” e Ben Blushit -... 2014-04-07 08:52:35 “Hëna e Shqipërisë” titullohet libri më i ri i shkrimtarit Ben Blushi. Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në 100 vitet e ardhshme? Çfarë drejtimi...
Shiko të gjithë postimet

Nga letërsia te filmi

Nga letërsia te filmi


700 L

30276

Libri i Abdurrahim Myftiut “Nga letërsia në film” është një kontribut kushtuar kinematografisë shqiptare dhe artit filmor. Libri jep njohuri të hollësishme për veprat filmore të ekranizuara sipas krijimeve letrare. 
Nga afro 300 filmat e realizuar nga kinematografia shqiptare, autori  ka bërë një punë të madhe duke filluar nga filmi i parë shqiptar “Tana”, më pas “I teti në bronz“, ”Kur zbardhi një ditë“, ”Rrugicat që kërkonin diell”, ”Dimri i fundit“, ”Lulëkuqet mbi mure“, ”Përballimi”, ”Pylli i lirisë“, ”Njeriu me top”, ”Shembja e idhujve”, “Udha e shkronjave”, ”Koncerti në vitin `36”, ”Radiostacioni”, ”Nusja”, ”Njeriu i mirë”, ”Apasionata”, ”Dora e ngrohtë”, ”Kohë e largët”, ”Hijet që mbeten pas”, ”Të paftuarit”, ”Dhe vjen një ditë”, ”Kthimi i ushtrisë së vdekur”, ”Balada e Kurbinit”, ”Dasma e Sakos” dhe ”Parullat”.
Vepra e autorit Myftiu është një studim i thuktë, analitik dhe paralel mes veprës letrare dhe filmit të realizuar sipas saj. Është një punim i gjatë, shumë serioz dhe i mirëpritur nga lexuesit e shumtë të të gjitha trevave shqiptare,kushtuar këtij lloji të artit të bukur. Duke filluar me përvojën e parë të kinematografisë shqiptare, përkatësisht me projektin “Tana”, autori shkruan edhe historikun e filmit shqiptar dhe gjenezën e tij, që fatkeqësisht tek ne fillon shumë vonë në krahasim me 
Siç thotë edhe vetë autori i librit, ”Tana” mbante vulën e fillimit të filmit shqiptar artistik, ku u shquan aktorët Tinka Kurti dhe Naim Frashëri.

Nuk ka akoma komente të lexuesve për këtë libër.

Ju duhet të jeni një përdorues i regjistruar që të mund të postoni komente për librat.

Shporta  

Shporta juaj është bosh

Transporti 0 L
Total 0 L

Paguaj