Autorët

Shtëpitë Botuese

Postimet më të fundit

  • Shuhet Markezi, gjiganti i letërsisë 2014-04-18 11:03:12 Vdekja nuk të vjen nga pleqëria, por nga harresa – shkruante mjeshtri i letërsisë, Gabriel Garcia Markez. E sigurt është që vepra e tij nuk do...
  • Gjëra që nuk i dini për Shekspirin 2014-04-14 09:13:30 Muaji prill zakonisht përkujtohet si muaji i Shekspirit, meqë botërisht dita e lindjes së tij njihet 26 prilli i vitit 1564, ndërsa ka ndërruar...
  • “Hëna e Shqipërisë” e Ben Blushit -... 2014-04-07 08:52:35 “Hëna e Shqipërisë” titullohet libri më i ri i shkrimtarit Ben Blushi. Çfarë vendi do të jetë Shqipëria në 100 vitet e ardhshme? Çfarë drejtimi...
Shiko të gjithë postimet

Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945

Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945

Botuesi: ÇABEJ
Faqe: 436

Më shumë detaje


1,190 L

2065

"Për të kuptuar shqiptarët e vitit 2000 e tutje është e rëndësishme të përpiqesh të kuptosh se kush qenë ata gjatë viteve 1939-1995' shkruan Bernd Fischer në parathënien e librit që keni në dorë. Ai bën pikërisht këtë gjë: gjurmon, analizon, krahason e shpjegon në mënyrë shkencore ngjarjet komplekse në Shqipëri gjatë Luftës së II Botërore. Për herë të parë, kjo periudhë aq e rëndësishme e aq e diskutuar e historisë së vendit tonë shihet me sy gjithëpërfshirës e të paanshëm, e jo me vështrimin e njërës apo tjetrës palë politike, njërit apo tjetrit shtet. Më një anë pushtimi Italian e ndërtimi i Shqipërisë italiane, me qeveritë kukulla e partinë Fashiste Shqiptare, ideja e Shqipërisë si pjesë e perandorisë së re të Musolinit; bashkimi i Shqipërisë me Kosovën e krijimi i "Shqipërisë së re"; pushtimi gjerman e politika e veçantë gjermane e ndjekur në Shqipëri, me këshillin e Regjencës e qeveritë shqiptare të kohës. Më anë tjetër, lindja e zhvillimi i qëndresës kundër pushtuesve e ndihma britanike për qëndresën; grupimet e ndryshme politike të saj, LNÇ e Partia Komuniste, Balli kombëtar, Legaliteti, kundërvënia mes tyre deri në përmasat e luftës civile. Sëfundi, kushtet e faktorët që përcaktuan ardhjen në pushtet të komunistëve në Shqipëri, i vetmi vend që nuk qe çliruar nga Ushtria e Kuqe i cili mbeti në orbitën Sovjetike. Siç ka shkruar kritika amerikane, "Shqipëria gjatë Luftës është shembull i shkëlqyer i studimit akademik që njëherësh informon e argëton dhe ngjall mbrekullisht para nesh vitet e largëta e të zbehta të së kaluarës."?

    Titulli: Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945

    Viti i botimit: 2004

    Autori: Bernd J. Fischer

    Botuesi: ÇABEJ

    ISBN: 978-99927-334-2-4

    Faqe: 436

    Përkthyesi: Krenar Hajdëri

Nuk ka akoma komente të lexuesve për këtë libër.

Ju duhet të jeni një përdorues i regjistruar që të mund të postoni komente për librat.

Shporta  

Shporta juaj është bosh

Transporti 0 L
Total 0 L

Paguaj