YLLI I BIJVE TE PELLAZGUT

Autori: Bujar Kule

Botuesi: Magus

978-9928-4312-6-4

Faqe: 210

Viti i botimit: 2016

Një histori e mrekullueshme, emocionante dhe e padëgjuar më parë. Ngjarjet e treguara bukur të mbështjellin magjishëm e të çojnë tek njeriu dhe njerëzimi i artë pellazgjik i botës antike. A kemi ne, lidhje me të? A na ka përcjellë ai, gjuhën, kulturën dhe dijen e tij? Çfarë ka ngelur nga kujtesa e mijëravjeçarëve dhe a ka lënë gjurmë ajo, tek ne? Ku mund t’i gjejmë këto gjurmë? 



900 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Një histori e mrekullueshme, emocionante dhe e padëgjuar më parë. Ngjarjet e treguara bukur të mbështjellin magjishëm e të çojnë tek njeriu dhe njerëzimi i artë pellazgjik i botës antike. A kemi ne, lidhje me të? A na ka përcjellë ai, gjuhën, kulturën dhe dijen e tij? Çfarë ka ngelur nga kujtesa e mijëravjeçarëve dhe a ka lënë gjurmë ajo, tek ne? Ku mund t’i gjejmë këto gjurmë? Si t’i vlerësojmë dhe t’i rikthejmë në shërbimin tonë? A dimë ta lexojmë dhe kuptojmë përvojën e këtyre mijëravjeçarëve?

   Në libër, historia na rrëfehet me tre ngjarje dhe ne ndjejmë se ngjitemi në tre shkallë përpara në kohë, të ndryshuar dhe shpërfytyruar nga përplasjet me fatin, ashpërsinë edhe egërsinë e jetës. Udhëtojmë në kohë, të humbur, të harruar , të varfëruar në mjerim, por... Kemi mbijetuar ! Ç’do të bëjmë tani? Përpara na shfaqen  kryqëzime të reja, dilema të mëdha ekzistenciale. Ta vazhdojmë udhën e historisë me gjuhën dhe kulturën tonë apo, të “integrohemi” nën hijen e popujve të tjerë dhe hedhim në rrënoja atë ç’ka na bën të ndryshëm, unikisht të veçantë nga ata? Jeni ju vetë që do të zbuloni përgjigjen e kësaj pyetje duke mësuar ngjarje të reja që do t’iu ndezin në gjak dashurinë për historinë. Do të njiheni me realitete tronditëse të cilat shtjellohen duke ju ngjitur lart, në nivele që kurrë nuk i keni përfytyruar. Lexoni këtë libër dhe do të përballeni me qartësinë e të vërtetës që do t’iu shtyjë të kërkoni të dini më shumë. Të vazhdoni rrugëtimin në këtë udhë të shtruar aq bukur nga autori, që do t’iu japi çelësin për të kuptuar dhe shijuar historinë.

Titulli:Ylli i bijve te Pellazgut
Autori:Bujar Kule
Botuesi:Magus
Faqe:210
Botuar me:2016
Pesha:0.35 Kg