Akupunktura urbane Shihe të zmadhuar

AKUPUNKTURA URBANE

Autori: Jaime Lerner

Botuesi: OMBRA GVG

Faqe: 160

Viti i botimit: 2016

Jaime Lerner nuk është vetëm tregues i mirë i historive, ai është një realizues i punëve me rezultate mbresëlënëse e me ndikim në jetën e shumë njerëzve në Curitiba dhe qytete të tjera. Akupunktura urbane është një hyrje në planin e qytetit për të bërë që gjërat të ndodhin në realitet.



1 200 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

"Jaime Lerner nuk është vetëm tregues i mirë i historive, ai është një realizues i punëve me rezultate mbresëlënëse e me ndikim në jetën e shumë njerëzve në Curitiba dhe qytete të tjera. Akupunktura urbane është një hyrje në planin e qytetit për të bërë që gjërat të ndodhin në realitet.

Mos filloni me gjithçka, filloni diku, bëjini gjërat të ndodhin, provojeni terrenin. Frymëzimi që të jep ky libër është i dyfishtë, vizionar dhe shumë praktik. Duke lexuar Akupunktura urbane, ju ndjeni sikur bëni një ndryshim jo vetëm, por së bashku me të tjerët.

Mënyrat për t'i sjellë të gjitha grupet e qytetarëve së bashku janë mjaft aktuale në këtë libër, në aspektin social dhe demokratik të jetës urbane. Ato janë të rëndësishme për t'i bërë qytetet tona të funksionojnë në të ardhmen, si komunitete të balancuara për të gjithë ne.

Ky nuk është një libër teknik apo teorik, ky është një libër i mbushur plot poezi dhe magji. Na transmeton rëndësinë e të ëndërruarit dhe në të njëjtën kohë të të qenurit pragmatik në bërjen e gjërave të dobishme. E gjitha kjo, që gjithmonë të pyesësh nëse ne e kemi bërë zgjidhjen e duhur ose ka një më të mirë, mbase edhe një mënyrë më të thjeshtë.

Jaime Lerner ësthë avokati i duhur për zgjidhje të thjeshta dhe çështje të zakonshme, për shembull si sistemi i Curitibës për të orientuar shoferët e autobusit.

Kjo zgjidhje do të ishte bërë shumë komplekse dhe e shtrenjtë, por në fakt përfundoi krejt ndryshe pas bisedës me një shofer autobusi dhe një provë të thjeshtë, për të parë që drejtuesi i mjetit, lehtësisht mund ta qëndronte autobusin duke ju referuar vijave të bardha të piketuara në platformë."

Joan Gehl

"Lerner ka guxuar gjithmonë të bëjë lidershipin. Në këtë libër, ai tregon histori që mund të frymëzojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Me ndërhyrjen e akupunkturës urbane nuk mund të ketë justifikime, fokusi është tepër i qartë dhe i disponueshëm për fillimin e menjëhershëm të punës."

JG

"Është krenari e madhe që ne prezantojmë këtë përkthim të Akupunkturës urbane nga Jaime Lerner. Ky libër i përket vazhdimësisë së botimeve të mrekullueshme urbane dhe Jaime vazhdon në traditën e Jane Jakobs, William Whyte dhe mjaft vizionarëve të tjerë që kanë ndriçuar botën e të menduarit për qytetet. Akupunktura urbane është një punë e realizuar me dashuri të fortë dhe të vërtetë për të treguar ndryshimin mes një qyteti të bërë për njerëzit dhe një qyteti thjesht të mbushur me njerëz."

Carol Coletta

Titulli:Akupunktura urbane
Autori:Jaime Lerner
Botuesi:OMBRA GVG
PërkthyesiDiana Mile
Faqe:160
Botuar me:2016
Pesha:0.342 Kg