Rastet Shihe të zmadhuar

RASTET

Autori: Eugenio Montale

Botuesi: PEGI

Faqe: 182

Viti i botimit: 2017

Me një fjali
Poezia ... është ftesë për të shpresuar.

Ky botim realizohet me mbështetjen e
Ministrisë së Kulturës.



600 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Informacion i përgjithshëm
“Rastet”, përmbledhje poezish e botuar për herë të parë më 1939, shpërfaqet
si një ditar europian udhëtimesh, një këngëtore e thurur për pritjet, ruajtjet
dhe meditimet e brendshme. Ky është rrëfi mi i një arratisjeje të pamundur,
kërkimi i një takimi që shndërrohet menjëherë në ndarje. Rasti është gjetja e
një çasti plot jetë, një copëz realiteti i parëndësishëm në vetvete, por mbartës
i një mundësie të jashtëzakonshme për të shpëtuar. Përçuese të përzgjedhura
të këtij rasti të papërsëritshëm bëhen disa gra, që shndërrohen vetë në raste,
me detyrën për të shmangur të keqen (përhumbjen e kujtesës, dhimbjen,
vdekjen) dhe për të shpëtuar vlerat më të larta të qytetërimit nga barbarizmat.
Kësisoj, këto raste shndërrohen në rrëfimin e një rrugëtimi dënimesh e
shpëtimesh, që gjen shprehje poetike të lartësuar e njëkohësisht konkrete në
format moderne të një klasicizmi të papërsëritshëm, me frymëzim dantesk, të
interpretuar dhe përmes ndikimeve nga Eliot-i dhe Pound-i.
Autori
Eugenio Montale (Genova 1896 - Milano 1981) është një nga poetët më të
mëdhenj italianë, që ka ndikuar gjerësisht në poezinë botërore të shekullit XX
qysh në përmbledhjen e tij të parë me poezi Ossi di seppia (1925). Ai ka qenë
edhe gazetar, përkthyes e kritik arti (teatër dhe muzikë). Ndër nderimet e
shumta me të cilat u respektua gjatë jetës së tij, kujtojmë emërimin si senator
i përjetshëm në Itali, në vitin 1967, si dhe çmimin Nobel për letërsinë në vitin
1975.
“...një nga poetët bashkëkohorë më të rëndësishëm të Perëndimit... ”
Komiteti i Çmimit Nobel, 1975
Fragmente nga libri
1) Nga hyrja e librit:
Gazetarja suedeze leshverdhë, Marta Larson, e cila pati fatin ta intervistonte
Montalen më 22 tetor 1975, një ditë para dhënies së çmimit Nobel, e mbylli
bisedën me pyetjen shtampë: “Çfarë mesazhesh i dërgoni ju botës me poezinë
tuaj?” “Mesazhe? – ia ktheu poeti – E mira është të mos japësh mesazhe.
Poezia për mua është ftesë për të shpresuar.”
2)
Një zukamë e zvarrë vjen nga jashtë,
gërvisht si thua në xham. Kërkoj shenjën
e humbur, të vetmin peng që ti
ma pate falë.
E ferri është i sigurt.
3)
Shpresa vetëm për të të parë sërish
po më shuhej;
dhe pyeta veten mos vallë ky ekran pamjesh
që çdo gjë tënden ma mbulon,
mbart shenjat e vdekjes apo prej shumë kohësh
aty ruhet, dhe pse i ndrydhur e i zbehtë
një i yti flakërim:

Titulli:Rastet
Autori:Eugenio Montale
Botuesi:PEGI
PërkthyesiMimoza Hysa
Faqe:182
Botuar me:2017
Pesha:0 Kg