Varrimi i një armiku të popullit Shihe të zmadhuar

VARRIMI I NJË ARMIKU TË POPULLIT

Autori: Glori Husi

Botuesi: DUDAJ

Faqe: 120

Viti i botimit: 2017

“Sytë e kuq morën një kthesë të beftë … u lëshua për poshtë, duke u hedhur lehtë në rrugën e pashtruar automobilistike drejt qytetit. Bishtin e tërhiqte pas…”

“(‘Dikush po na përgjon’) më vetëtiu në mendje. Duhet të kishte kohë që na ruante prej asaj ane … Zgjata ngadalë dorën e djathtë dhe preka bishtin e lopatës.”



600 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

''Sytë e kuq morën një kthesë të beftë … u lëshua për poshtë, duke u hedhur lehtë në rrugën e pashtruar automobilistike drejt qytetit. Bishtin e tërhiqte pas…”

“(‘Dikush po na përgjon’) më vetëtiu në mendje. Duhet të kishte kohë që na ruante prej asaj ane … Zgjata ngadalë dorën e djathtë dhe preka bishtin e lopatës.”

“…oshëtima e turmave që thërrisnin “Vdekje …dhe gjaku i kuq që spëkaste shkallët, m’u vërtitën dhe m’u ngatërruan në kokë. Sipër tyre qëndronin të heshtur qiparisat. Po gladiatorët vallë ku janë?!…”

“Mos i lini të më humbasin pa varr mbi kokë,” qe amaneti i babait. A nuk është tradhti të mos përmbushësh amanetin e prindit të vdekur? Kush është më e rëndë, tradhtia ndaj prindit apo tradhtia ndaj socializmit? Kush vjen e para, familja apo socializmi? Në djall të vejë socializmi! Në djall edhe burgu. Tashmë, nuk më bëhet vonë. Ejani e më merrni!’…”

Glori Husi ka lindur në Gjirokastër, më 1972. Studimet e larta për jurisprudencë i ka kryer në Universitetin e Athinës, Greqi dhe ato pasuniversitare në Universitetin e Bonit, Gjermani.  Pas një karriere dinamike si avokat dhe pedadog i të Drejtës Europiane, gjatë së cilës ka publikuar një sërë punimesh akademike, si dhe pas një kontributi të suksesshëm në administratën e lartë shtetërore, autori vjen përpara lexuesit me këtë novelë dramatike, të bazuar në ngjarje të vërteta, të ndodhura gjatë një periudhe të dhimbshme të historisë së Shqipërisë. Autori jeton me bashkeshorten në Florida, SHBA.

Titulli:Varrimi i një armiku të popullit
Autori:Glori Husi
Botuesi:DUDAJ
Faqe:120
Botuar me:2017
Pesha:0 Kg