Puthësi i Paligjshëm Shihe të zmadhuar

PUTHËSI I PALIGJSHËM

Autori: Azem Deliu

Botuesi: ONUFRI

Faqe: 0

Viti i botimit: 2016

Arti gjithnjë ka qenë i preokupuar me dy ekstremet e të qenit: dashurinë si mekanizëm riprodhimi dhe dhunën si mekanizëm vdekjeje. “Puthësi i paligjshëm” është pikërisht një rrëm që mëton të lidhë këto dy ekstreme, duke sjellë me vete edhe koniktin ndërmjet lirisë individuale dhe dogmës si normë shoqërore.

Bardh Rugova - profesor universitar i gjuhës shqipe.



500 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Pjesë nga libri

Fjalimi i deputetit Emo, njëzetvjeçar, që po arsyetonte ndalimin e dashurisë, qe i zjarrtë. “Unë për shembull, shokë dhe shoqe, e kam dashur, ose kam supozuar se e kam dashur një vajzë. Trullosja ime ishte kaq e madhe, saqë çkado që mendoja e lidhja me të. Më vjen turp ta them, por, edhe dashurinë ndaj Partisë dhe Liderit e kisha harruar pothuajse. Të dashur shokë dhe shoqe, njerëzimi, duke qenë i paaftë të shpjegojë atë ndjenjë që të bën të të pëlqejë qëndrimi pranë tjetrit, i ka dhënë një emër që, s’kishte asgjë të keqe, po të mos shndërrohej në dogmën më të rrezikshme të ekzistencës së tij: dashurinë. Ajo që quhet dashuri nuk ka pse të ekzistojë. Njerëzit le të bëjnë seks sipas orarit dhe vendit që e kanë caktuar mrekullueshëm shokët e Nëndegës Partiake të Moralitetit. Propozoj që, lidhjet dashurore (edhe ky 8 9 term duhet fshirë nga fjalori), të bëhen të sinqerta. Të sinqerta jo në kuptimin e budallallëkut të ndjenjave, por në kuptimin e interesave. Për shembull, dikush do të rrijë me mua sepse kam aftësi të të shprehurit, le të ma thotë arsyen në mënyrë që unë, Partia, të gjithë ne, të jemi të kënaqur me një cilësi që e gëzon një shok i yni (kushdoqoftë). Në qoftë se një vajzë do të kërkonte të martohej me mua për shkak të “dashurisë”, si mund ta dija unë se ç’ka e tërheq atë tek unë kur ajo të më thoshte dokrra të tilla të llojit: Të dua kështu siç je. Ç’domethënë kjo, të dashur shokë dhe shoqe, që unë s’kam vlera që mund ta tërheqin atë në mënyrë specifike? E morët vesh pra, që dashuria është thjesht budallallëk? Unë propozoj para Partisë dhe Liderit të madh (jo se atyre s’u ka shkuar në mendje, por sepse kanë qenë tepër të zënë për ta trajtuar dhe, tani që e trajtova unë, do të mjaftohen me pajtim ose, mos qoftë, me mospajtim!) Pra, propozoj që të votojmë sot për ndalimin e ideologjisë së rrezikshme të quajtur dashuri, që dita-ditës po i infekton më shumë shokët dhe shoqet e masës popullore.” Pas kësaj, me shprehje habie nëpër fytyrë, të ngjashme me fytyrat e shkencëtarëve pasi kanë zbuluar dukurinë e re që do të ndryshojë njerëzimin, ata shprehën ngazëllimin e tyre për fjalimin magjepsës të deputetit të ri. Dukej se nëpër mendjet dhe zemrat e tyre, nëpër ulëset e drunjta mbi shpinoren e të cilave shkruhej “Rroftë Lideri!”, mbi pluhurin që rrallë lejohej, kishte pushuar prej kohësh ideja e këtij ndalimi. Por, ata, për kushedi ç’arsye, nuk e kishin vërejtur. Dhe ja, doli një deputet, më i riu i të gjithëve, që “t’ua hapte sytë”. Përqafimet dhe shtrëngimet e duarve nuk kishin të sosur. Ngërdheshjet dhe shikimet admiruese po e bënin Emon të ndihej më mirë se kurrë. Gotat kërcisnin e rrëkëlleheshin në çast. Dashuria, armikja e tij më e madhe, po mbytej më në fund. Por, si kishte ardhur deri te ky ndalim, që u votua menjëherë? A do të guxonte Emoja të mbante një fjalim në kokë të vet? 8 9 term duhet fshirë nga fjalori), të bëhen të sinqerta. Të sinqerta jo në kuptimin e budallallëkut të ndjenjave, por në kuptimin e interesave. Për shembull, dikush do të rrijë me mua sepse kam aftësi të të shprehurit, le të ma thotë arsyen në mënyrë që unë, Partia, të gjithë ne, të jemi të kënaqur me një cilësi që e gëzon një shok i yni (kushdoqoftë). Në qoftë se një vajzë do të kërkonte të martohej me mua për shkak të “dashurisë”, si mund ta dija unë se ç’ka e tërheq atë tek unë kur ajo të më thoshte dokrra të tilla të llojit: Të dua kështu siç je. Ç’domethënë kjo, të dashur shokë dhe shoqe, që unë s’kam vlera që mund ta tërheqin atë në mënyrë specifike? E morët vesh pra, që dashuria është thjesht budallallëk? Unë propozoj para Partisë dhe Liderit të madh (jo se atyre s’u ka shkuar në mendje, por sepse kanë qenë tepër të zënë për ta trajtuar dhe, tani që e trajtova unë, do të mjaftohen me pajtim ose, mos qoftë, me mospajtim!) Pra, propozoj që të votojmë sot për ndalimin e ideologjisë së rrezikshme të quajtur dashuri, që dita-ditës po i infekton më shumë shokët dhe shoqet e masës popullore.” Pas kësaj, me shprehje habie nëpër fytyrë, të ngjashme me fytyrat e shkencëtarëve pasi kanë zbuluar dukurinë e re që do të ndryshojë njerëzimin, ata shprehën ngazëllimin e tyre për fjalimin magjepsës të deputetit të ri. Dukej se nëpër mendjet dhe zemrat e tyre, nëpër ulëset e drunjta mbi shpinoren e të cilave shkruhej “Rroftë Lideri!”, mbi pluhurin që rrallë lejohej, kishte pushuar prej kohësh ideja e këtij ndalimi. Por, ata, për kushedi ç’arsye, nuk e kishin vërejtur. Dhe ja, doli një deputet, më i riu i të gjithëve, që “t’ua hapte sytë”. Përqafimet dhe shtrëngimet e duarve nuk kishin të sosur. Ngërdheshjet dhe shikimet admiruese po e bënin Emon të ndihej më mirë se kurrë. Gotat kërcisnin e rrëkëlleheshin në çast. Dashuria, armikja e tij më e madhe, po mbytej më në fund. Por, si kishte ardhur deri te ky ndalim, që u votua menjëherë? A do të guxonte Emoja të mbante një fjalim në kokë të vet?
Titulli:Puthësi i Paligjshëm
Autori:Azem Deliu
Botuesi:ONUFRI
Faqe:0
Botuar me:2016
Pesha:0 Kg