Suli dhe suljotët Shihe të zmadhuar

SULI DHE SULJOTËT

Autori: Vaso Dh. Psimuli

Botuesi: TOENA

Faqe: 568

Viti i botimit: 2016

Histori


2 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

 

Historia e Sulit është njëkohësisht emblemë, mit dhe realitet. 
Libri i Vaso Psimulit, shembullor nga pikëpamja shkencore, hedh dritë, kryesisht, mbi realitetin. Nga epoka e trazuar e shekullit XIV, një epokë kjo e despotateve dhe e aristokratëve vendorë, e depërtimeve apo zhvendosjeve shqiptare dhe atyre serbe e deri te bashkësitë e veçanta malësore të shtetit otoman. Nga sistemi i organizimit të brendshëm të bashkësive malësore, sistem ky i hakmarrjeve të tejzgjatura dhe marrjes në mbrojtje të të paarmatosurve nga të armatosurit e deri te marrëdhëniet e vështira që lidhin këto bashkësi me të tjera institucione të Perandorisë Otomane, por edhe me vetë administratën otomane. Ndonjëherë edhe me fuqi të huaja, siç ishin Venediku, Franca, Rusia. Vëzhgimi i këtyre marrëdhënieve nxjerr, tekefundit, në pah edhe një imazh krejtësisht të ndryshëm për funksionimin e shtetit otoman dhe për bashkësitë e ndryshme kulturore të tij.
Aleancat që përtëriheshin vazhdimisht, përmbysjet e raporteve të forcave të brendshme - komunitete, armatollëqe, pashallëqe, jeniçerë, administratë qendrore - konfliktet e tyre të thella dhe shpesh të pakapërcyeshme shpalosen dhe kundrohen në gjithë dinamizmin dhe larminë e tyre.
Vetë historia klasike e përplasjes mes Ali Pashës dhe suljotëve, që përfundoi me shpërbërjen e kësaj bashkësie malësore, shtjellohet këtu me gjithë hollësitë e saj; në gjithë anët e saj të errëta dhe të dyshimta; ndriçohet prej vetë arsyes së saj të brendshme, brenda kuadrit dhe kodeve të saj, në mënyrë që të shihet si pjesë e një historie të vërtetë dhe jo si një sajesë e mëvonshme për të tjera nevoja dhe qëllime. Historia e suljotëve përfton një tjetër përmasë emocionale kur, pas disfatës, do të shpërndahen si refugjatë nëpër Ishujt Jonianë, fillimisht, dhe nëpër Greqinë e kryengritjes kombëtare pak më vonë. Në këtë mënyrë, ata do të integrohen, pas një vargani peripecish të reja, në tërësinë dhe në ideologjinë e shtetit grek, ku do të njohin një vlerësim të ri dhe emblematik.

Titulli:Suli dhe suljotët
Autori:Vaso Dh. Psimuli
Botuesi:TOENA
PërkthyesiRomeo Çollaku
Faqe:568
Botuar me:2016
Pesha:0 Kg