Profeti dhe Kopshti i Profetit Shihe të zmadhuar

PROFETI DHE KOPSHTI I PROFETIT

Autori: Kahlil Gibran

Botuesi: TOENA

Faqe: 120

Viti i botimit: 2016

“Mesazhi i Profetit dhe i Kopshtit të Profetit” ka njohur, që prej kohës së daljes së librave, një sukses të madh. Breza të tërë lexuesish, të rinj kryesisht, kanë gjetur veten apo kanë zbuluar grishjen për jetë në këngën e ndezur dhe thirrjet lirike të Profetit.



500 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

“Mesazhi i Profetit dhe i Kopshtit të Profetit” ka njohur, që prej kohës së daljes së librave, një sukses të madh. Breza të tërë lexuesish, të rinj kryesisht, kanë gjetur veten apo kanë zbuluar grishjen për jetë në këngën e ndezur dhe thirrjet lirike të Profetit.
Përgjatë gjithë jetës së tij, Kahlil Gibran (1883-1931) nuk reshti së ëndërruari dhe së shkruari fjalën e mjeshtrit shpirtëror misterioz, të cilin e krijoi në periudhën e adoleshencës së vet, dhe që i dha jetë teksteve të famshme të “Profetit dhe Kopshtit të Profetit”…

 




Fragment nga Libri

 

GËZIMI DHE HIDHËRIMI

Atëherë një grua tha: Folna për Gëzimin dhe Hidhërimin.
Dhe ai u përgjigj:
Hidhërim pa maskë është gëzimi juaj.
Dhe i njëjti pus prej nga të qeshurat tuaja dalin.
E si mund të jetë ndryshe?
Sa më tepër ju gërryen hidhërimi, aq më shumë gëzim mund të nxini.
A s’është kupa që verën mban, po ajo që në furrën e poçarit u dogj?
Dhe, a s’është lahuta, që shpirtrat zbut, i njëjti dru që thikat e gërryen?
Kur të gazmoni, vështroni thellë në shpirtin tuaj dhe keni për të zbuluar se çka ju pati hidhëruar dikur, sot gaz po ju dhënka.
Dhe kur të vrerosur të jeni, sërish brenda zemrës shihni dhe do të kuptoni se po qani për çka pati qenë gazi juaj.

Ka prej jush që thonë: “Gëzimi është më i madh se hidhërimi”, ca të tjerë, “Jooo, hidhërimi është më i madh”.
Por ja ku po jua them: të pandashëm ata janë.
Tok ata vijnë, kur njëri ulet krah teje në tryezë, dije se tjetri, në shtratin tënd dremit.
Kur të zbrazët jeni, vetëm atëherë keni drejtpeshim të plotë.
Kur i zoti i thesarit ju merr për të peshuar arin dhe argjendin e tij, duhet që gëzimi dhe hidhërimi juaj të ngrihen dhe të ulen.

Titulli:Profeti dhe Kopshti i Profetit
Autori:Kahlil Gibran
Botuesi:TOENA
PërkthyesiMaksim Rakipaj
Faqe:120
Botuar me:2016
Pesha:0 Kg