Armik, mik, i dashur ... Shihe të zmadhuar

ARMIK, MIK, I DASHUR ...

Autori: Alice Munro

Botuesi: DITURIA

Faqe: 364

Viti i botimit: 2017

Tregimet e saj me shpërfaqje të plotë të sjellin në mendje tregimet dhe novelat e Henri Xhejmsit dhe Tolstojit. Njëlloj si tek ata, tregimi i saj është madhështor, i mprehtë dhe nuk e kursen detajin e brendshëm dhe të kontekstualizuar



1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

“E patëmetë dhe e pakrahasueshme... Një përmbledhje plot me perla... Kur është fjala për të evokuar pasigurinë e jetës dhe paparashikueshmërinë e dashurisë dhe dëshirës së ndaluar, Munro është klas më vete... Tregimet e saj me shpërfaqje të plotë të sjellin në mendje tregimet dhe novelat e Henri Xhejmsit dhe Tolstojit. Njëlloj si tek ata, tregimi i saj është madhështor, i mprehtë dhe nuk e kursen detajin e brendshëm dhe të kontekstualizuar. Fabulat e shtrira dhe shtjellimi i personazheve në shtresëzime të shumta afirmojnë kompleksitetin e pathjeshtëzueshëm të natyrës njerëzore.”

- “Houston Chronicle”

“Disa ngjarje... mund ta ndryshojnë krejtësisht perceptimin se si duhet jetuar jeta. Për mbi 30 vite, Alice Munro ka prodhuar volume rrëfenjash të kësaj cilësie... Ky libër bart plot befasi, bashkë me ndjesinë e pakursyer të urtësisë se, ashtu si gjithë elikzirët, dashuria ngërthen në vetvete barabar ujë e zjarr.”

- “The Wall Street Journal”

“Këto nëntë tregime të befasojnë aq fuqishëm dhe të emocionojnë aq shpejt, saqë, si me çdo vepër të madhe arti, joshesh të mendosh se mund të arrihet të përshkruhen a të përmblidhen..., por ato assesi nuk mund të perifrazohen... Nganjëherë ato janë mrekullisht të gjalla... Kjo autore mund të na hipnotizojë me strukturën dhe ngjyrën e diçkaje po aq të rëndomtë sa keçapi.”

- Ann Beattie, “The Globe and Mail”

Titulli:Armik, mik, i dashur ...
Autori:Alice Munro
Botuesi:DITURIA
PërkthyesiPranvera Xhelo
Faqe:364
Botuar me:2017
Pesha:0 Kg