Një hero i kohës sonë Shihe të zmadhuar

NJË HERO I KOHËS SONË

Autori: M. J. Lermontov

Botuesi: DITURIA

Faqe: 192

Viti i botimit: 2017

Romani trajton fatin e personalitetit të njeriut në Rusinë e viteve 30' të shekullit XIX. Figuria e Peçorinit në romanin "Një hero i kohës sonë" të Lermontovit përbën thelbin e veprës dhe është përfaqësues tipik i të riut intelektual, plot aftësi, dhunti e aspirata, që shoqëria e bluan në mokrat e kotësisë, egoizmit dhe cinizmit.


700 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Peçorini, sikurse edhe Eugjen Onjegini i Pushkinit, të sjellin ndër mend qartësisht antiheronjtë bajronianë të fillimshekullit XIX. Këta libra u bënë burim frymëzimi edhe për kryeveprat e Tolstoit dhe të Dostojevskit, dhe i paraprinë në mënyrë brilante prozës ekzistencialiste të shekullit XX.

Satirë e hidhur e kohës së vet, po aq sa edhe një përsiatje që i qëndron kohës për mbijetesën në një univers të veçuar dhe absurd, "Një hero i kohës sonë" është vepër e rrallë në letërsinë ruse dhe në botën moderne.




Një libër njësoj për t'u shijuar edhe pas 177 vjetësh nga botimi! Heronjtë si Peçorini i përkasin gjithmonë Kohës Sonë!
Fragment nga parathenia e librit "NJË HERO I KOHËS SONË"
"Ky libër sapo ka pasur fatkeqësinë që disa lexues, madje edhe revista, t’i besojnë fjalë për fjalë. Disa e ndien veten tmerrësisht të fyer, që u tregojnë si shembull një njeri kaq të pamoralshëm si Heroi i Kohës Sonë; të tjerë, me nuhatje të hollë, thanë se autori ka vizatuar portretin e vet dhe portretet e të njohurve të tij... Ç’shaka e vjetër dhe pa kripë! Por, si duket, kështu e ka Rusia: gjithçka përtërihet, përveç budallallëqeve të tilla. Te ne, edhe më magjepsësja midis përrallave të magjishme, vështirë të mos qortohet se fyen individin!
Zotërinj të mëshirshëm, Heroi i Kohës Sonë është vërtet një portret, por jo i një njeriu; portret i endur nga veset e të gjithë brezit tonë, në zhvillimin e tyre të plotë. Ju, përsëri, mund të më thoni se njeriu nuk mund të jetë kaq i keq dhe unë ju them, që, nëse keni besuar në ekzistencën e të gjithë keqbërësve tragjikë dhe romantikë, përse nuk besoni se Peçorini është i vërtetë? Përderisa ju jeni mahnitur prej sajimeve ku e ku më të tmerrshme e të shëmtuara, përse nuk keni mëshirë për këtë karakter, qoftë ky edhe një trillim? Mos vallë sepse tek ai ka më shumë të vërtetë, nga sa do të dëshironit?...
Ju do të më thoni se kështu cenohet morali. Më falni. Shumë njerëz janë ushqyer me të ëmbla dhe u është prishur stomaku: nevojiten ilaçe të hidhura, të vërteta të tharta. Megjithatë, mos mendoni se autori i këtij libri ka ushqyer ndonjëherë ëndrrën krenare që të shëronte veset njerëzore. Zoti e shpëtoftë atë nga një padituri e tillë! Vetëm se për të ishte diçka tërheqëse të vizatonte njeriun e kohës, ashtu siç e kupton dhe siç e ka njohur, për fatin e keq tuajin e të tijin, tepër shpesh. Ndodh edhe kështu: sëmundja zbulohet, por sesi duhet mjekuar, këtë Zoti e di!"
Titulli:Një hero i kohës sonë
Autori: M. J. Lermontov
Botuesi:DITURIA
PërkthyesiKujtim Ymeri
Faqe:192
Botuar me:2017
Pesha:0 Kg