Kronikat e Forsajtëve - Shoqëruesja Shihe të zmadhuar

KRONIKAT E FORSAJTËVE - SHOQËRUESJA

Autori: John Galsworthy

Botuesi: PEGI

Faqe: 420

Viti i botimit: 2017

Titulli në origjinal: Made in waiting

Romani, pjesë e një vepre madhore të cilës autori i kushtoi tërë jetën, në thelb
ka një temë të thjeshtë, atë të të drejtave të individit, e sidomos të një gruaje,
për të jetuar e dashuruar.



1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

“Shoqëruesja” është romani i shtatë i serisë “Kronikat e Forsajtëve”, e cila
përbëhet nga tri trilogji mbi Forsajtët dhe familjet e lidhura me ta. Trilogjia e
tretë, “Kapitulli i fundmë”, ndjek familjen Çerëll dhe “Shoqëruesja” është
romani i parë i kësaj trilogjie.
Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së
një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie.
Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një
ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme. Vijojnë të spikasin karakteret
e femrave të forta, të mprehta e gjuhëshkathëta, por edhe stili ironik i autorit
nobelist anglez, që jo rrallë të bën të vësh buzën në gaz, edhe kur nuk do.
Në vitin 1932, çmimi Nobel për Letërsinë iu dha John Galsworthy-t “për
madhështinë e artit të tij të rrëfimit, i cili arrin formën më të dëlirë në Sagën e
Forsajtëve”.
Kritika
Një satirë shoqërore e përmasave epike... një komedi e tërë mbi formalitetin
shoqëror, bindëse si në besnikërinë e saj ndaj jetës dhe si vepër arti.
The New York Times
Histori të tilla John Galsworthy i shkruan ne mënyrë të shkëlqyer; romancat
e trazuara, rastet gjyqësore dhe skandalete vendosura në mesin e klasave të
larta angleze janë një territor i njohur për të.
Heavenali
Kohërat ndryshojnë, njerëzit ndryshojnë. E megjithatë, ndaj këtyre dy
motrave [... Dini dhe Kler ... ], mund të ndiejmë veç simpati, edhe sot, njëqind
vjet më vonë.
All books about women
Autori
John Galsworthy (1867 – 1933) ishte një shkrimtar dhe dramaturg anglez,
veprat më të njohura të të cilit janë “Saga e Forsajtëve”, “Një komedi
moderne” dhe “Kapitulli i fundmë”. Ai fitoi çmimin Nobel për letërsi në vitin
1932.
Përveç statusit të tij letrar, Galsworthy ishte gjithashtu një aktivist i njohur,
për çështje të tilla si mbrojtja e të drejtave të grave, reforma e burgjeve dhe
mbrojtja e kafshëve. Galsworthy ka qenë kryetari i PEN, një organizatë që
nxit bashkëpunimin ndërkombëtar përmes letërsisë.
Fragmente nga libri
1)
– Prit, derisa të biesh në dashuri.
– Kam rënë.
– Ku, në dashuri?
– Jo, në pritje.
– Punë e frikshme, kjo dashuria, - tha Hillëri. - Megjithatë s’jam penduar as
edhe një çast.
2)
Pse u dashka nxjerrë faqe të gjithëve shpirtin lakuriq, plagët e zemrës? Jo! Le
të bëjnë ç’të duan, vetëm kjo jo. Duhen lëvizur fijet nga brenda...
3)
Për politikanët në mbarë botën ka vetëm një rregull: kur je në pushtet, mos
thuaj po ato që thoshe kur ishe në opozitë...
Titulli:Kronikat e Forsajtëve - Shoqëruesja
Autori:John Galsworthy
Botuesi:PEGI
PërkthyesiAnxhela Cikopano (Hoxha)
Faqe:420
Botuar me:2017
Pesha:0 Kg