Unë më parë se ti Shihe të zmadhuar

UNË MË PARË SE TI

Autori: Jojo Moyes

Botuesi: Uegen

Faqe: 392

Viti i botimit: 2012

Lexuesit e kishin cilësuar si një roman i cili të jepte një pasqyrim krejt tjetër të jetes dhe problemeve të saj. Në qender të romanit ishte një vajzë e cila në mënyrë rastësore gjendet pranë një njeriu me aftësi të kufizuara. Kaq mjafton dhe lexuesi ti besojë Jojo Moyes.


1 200 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Lexuesit e kishin cilësuar si një roman i cili të jepte një pasqyrim krejt tjetër të jetes dhe problemeve të saj. Në qender të romanit ishte një vajzë e cila në mënyrë rastësore gjendet pranë një njeriu me aftësi të kufizuara. Kaq mjafton dhe lexuesi ti besojë Jojo Moyes. Lexuesi lodhet pak në fillim sepse duket pa ritëm por sapo arrin në faqet ku autorja mbaronte retrospektivën dhe kthehej në gjendjen aktuale, rreshtat të gllabërojnë. E lexon brenda natës për shkak të kuriozitetit që autorja të imponon në çdo rresht.

Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punojë në barin "Simitja me gjalpë", di që nuk është e sigurtë në dashurinë për Patrikun. Ajo që Luja nuk e di është se do të humbasë punën dhe se ato që do t'i ndodhin më pas do ta bëjnë normale...

Uill Trejnëri e di që aksidenti me motor i ka hequr dëshirën për të jetuar. E di që gjithçka i duket pa vlerë e pa gëzim dhe e di mënyrën se si mund t'i japë fund gjithë kësaj. Ajo që Uilli nuk e di është se Luja do të hyjë në botën e tij me një larmi ngjyrash. Dhe asnjëri prej tyre nuk e di se ka për ta ndryshuar tjetrin njëherë e përgjithmonë.

Komente mbi librin

"Vërtet i bukur. Na bëri që qeshnim, të buzëqeshnim e të dënesnim si fëmijë – thjesht lexojeni."

Closer

"I destinuar të jetë romani që shokët do të shtyjnë njëri – tjetrin për ta lexuar. Më shumë se kushdo tjetër, Luja dhe Uilli janë një çift që do t'u hyjë në zemër po aq shumë sa Ema dhe Deksi te libri "Një ditë". Një roman që ka nevojë për një pasdite në divan dhe një dorë pecetash pranë vetes."

Independent on Sunday

Mbi autoren

Jojo Moyes është romanciere dhe gazetare. Ka punuar në gazetën "Independent" për 10 vjet, para se të largohej për t'iu kushtuar shkrimit me kohë të plotë. Romanet e saj të mëparshme janë pritur shumë mirë nga kritika dhe përfshijnë titujt: "Anija e urave", "Fryti i huaj" dhe libri i fundit që ka fituar edhe çmime "Letra e fundit nga i dashuri". Jeton në Eseks me bashkëshortin dhe tre fëmijët.

Titulli:Unë më parë se ti
Autori:Jojo Moyes
Botuesi:Uegen
PërkthyesiTaulant Hatia
Faqe:392
Botuar me:2012
Pesha:0.42 Kg