Autiku dhe pëllumbi Shihe të zmadhuar

AUTIKU DHE PËLLUMBI

Autori: Rodaan Al Galidi

Botuesi: PEGI

Faqe: 152

Viti i botimit: 2017

Gereti është biri autik i një nëne të alkoolizuar, Zhaninës. Ajo nuk e di kush është babai i tij, kështu që bëhet për të nënë, baba, gjyshe e gjysh, ndërsa ai kthehet në qendrën e jetës së saj.


600 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Djali ka një mendje të jashtëzakonshme, të dëlirë e të pafajshme, si dhe një zhvillim gjuhësor të habitshëm: ai e merrte gjithçka fjalë për fjalë, sikurse i thuhej. Atij i pëlqen të çmontojë e të montojë përsëri objekte të ndryshme, e në këtë mënyrë zbulon talentin e tij për të ndërtuar violina, i cili do ta bëjë të famshëm në tërë botën.
Në vitin 2011, Rodaan Al Galidi u shpall fitues i Çmimit Europian për Letërsinë për këtë roman.

Ky botim realizohet falë ndihmës financiare të Komisionit Europian. Ai pasqyron vetëm pikëpamjet e autorit dhe Komisioni nuk mund të konsiderohet përgjegjës për përdorimet e mundshme të informacioneve që përmban teksti.

Titulli:Autiku dhe pëllumbi
Autori:Rodaan Al Galidi
Botuesi:PEGI
PërkthyesiIrena Rama
Faqe:152
Botuar me:2017
Pesha:0.25 Kg