Autorët

Shtëpitë Botuese

Postimet më të fundit

  • Tregu vjetor i librit 2014-11-17 10:42:39 “Ali Pasha, krime famëkeqe”, sipas shtëpisë botuese “Saras” ishte libri më i shitur në panairin e librit. Për botimet UET, më i kërkuari ishte...
  • Historitë e vërteta pas përrallave... 2014-11-10 11:40:58 Përrallat, përveçse magjike, kanë një rrëfim mjeshtëror. Ndërsa rriten dhe përballen me situata nga më të ndryshmet, njerëzit në mënyrë të...
  • Copëza diturie nga George Orwell 2014-11-06 13:28:03 Edhe pse ka shkruar vetëm gjashtë vepra artistike, George Orwell i ka siguruar vetes një vend të merituar mes shkrimtarëve më të njohur të...
Shiko të gjithë postimet

Shtëpi Kukulle

Shtëpi Kukulle

Autori: Henrik Ibsen
Botuesi: ARGETA LMG
Faqe: 130

Më shumë detaje


450 L

4439

Një dhomë e mobiluar mirë e me shije, por pa luks. Në fund, nga ana e djathtë, një derë të shpie në korridorin e hyrjes. Një derë tjetër, po në fund, por nga ana e majtë, të çon në dhomën e punës të Helmerit. Midis këtyre dy dyrerve është? një piano. Në mes të murit të anës së majtë është një derë dhe, ca më pas, një dritare. Pranë dritares është një tryezë e rrumbullakët me një karrige të madhe dhe me një divan të vogël. Në murin e anës së dhjathtë, në fund, është një derë tjetër.

Po në këtë mur, ca më përpara, është një stufë prej porcelani. Në dhomë ka ca karrige të tjera si edhe një poltronë lëkundëse. Ndërmjet stufës dhe derës është një tryezë. Nëpër mure janë të varur korniza dhe gravura bakri. Një etazher me objekte porcelani dhe vepra të tjera të vogla ari; një raft me xham plot libra lidhur bukur. Mbi dysheme, shtruar një qilim. Në stufë ndezur zjarri. Ditë dimri.

    Titulli: Shtëpi Kukulle

    Viti i botimit: 2006

    Autori: Henrik Ibsen

    Botuesi: ARGETA LMG

    ISBN: 99943-30-64-0

    Faqe: 130

    Përkthyesi: Gjergj Zheji

Nuk ka akoma komente të lexuesve për këtë libër.

Ju duhet të jeni një përdorues i regjistruar që të mund të postoni komente për librat.

Shporta  

Shporta juaj është bosh

Transporti 0 L
Total 0 L

Paguaj