Labirintet e Medeas Shihe të zmadhuar

LABIRINTET E MEDEAS

Autori: Brunilda Zllami

Botuesi: DUDAJ

Faqe: 308

Viti i botimit: 2015

Ajo ecte, kurse ai i ndiqte hapat e saj si një lugat i tërhequr pas vitalitetit të atyre që kanë shpirt. E kishte ndjekur gjersa ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Pastaj, i nxitur nga një epsh kafshëror...


1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Ajo ecte, kurse ai i ndiqte hapat e saj si një lugat i tërhequr pas vitalitetit të atyre që kanë shpirt. E kishte ndjekur gjersa ajo ishte ndarë nga shoqja e saj. Pastaj, i nxitur nga një epsh kafshëror, nuk dinte se ç‘kishte bërë. E kishte kapur nga pas dhe ia kishte zënë  gojën me forcë. Flokët e saj të dendur e pengonin, sikur donin ta mbronin zonjën e tyre me çdo kusht. Ajo përpëlitej si një peshk i nxjerrë nga uji, por ai kishte marrë fuqinë e një demoni. Kishte përplasur disa herë kokën e saj pas tokës, gjersa ajo nuk kishte ndjerë më. Për një çast  kishte pasur përshtypjen se ajo kishte vdekur, por jo. Gjoksi i ngrihej ritmikisht nga frymëmarrja. Gjoksi i saj i mahnitshëm. Dëshira! Vetëm ajo dëshira instinktive e kishte shtyrë në atë veprim kafshëror. E kishte përdhunuar, por ajo nuk kishte lëvizur. Kishte ndenjur e topitur,  pa bërë zë! Si e vdekur! Ashtu kishte përjetuar përvojën  e saj të parë. Askush në Sarandë nuk e dinte se nata e parë e një gruaje që ishte  më e bukura dhe më e dëshirueshmja nga të gjithë burrat, kishte kaluar në një errësirë të plotë dhe pa asnjë lloj   ndjeshmërie. Pasi kishte mbaruar, ai kishte mbetur aty si një budalla, nga frika  se mos ndoshta dikush tjetër do të shkonte  aty dhe do ta prekte, do t’ia ledhatonte flokët, fytyrën, gjoksin. Kur ajo kishte hapur sytë më vonë, ai i kishte hedhur një vështrim lutës, sikur donte të merrte falje prej tyre.

Nata e gjeti Nestin në udhëtim. Po largohej gjithmonë e më larg nga Medea. Ajo s’mund të lëvizte më, por do të ishte një far për anijet e botës së përtejme. Nesti kishte mbështetur kokën pas xhamit. Sytë i rëndonin, por gjumi nuk e merrte. E vranë se ishte e bukur! mendoi me vete për të qindtën herë, pastaj mbylli sytë. Sikur të arrinte të flinte! Pa atë! Pa Medean!

Titulli:Labirintet e Medeas
Autori:Brunilda Zllami
Botuesi:DUDAJ
Faqe:308
Botuar me:2015
Pesha:0.309 Kg