Çaste - Kolazhe metropoli Shihe të zmadhuar

ÇASTE - KOLAZHE METROPOLI

Autori: Lindita Arapi

Botuesi: DUDAJ

Faqe: 212

Viti i botimit: 2017

Miti i kalimtares në metropol, i Çastit të rrëshqitshëm kërkon jetëgjatësinë... Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane pikëpiqen, e për t’i shpëtuar tëhuajëzimit gërryes i dorëzohen ndjenjës më triviale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet frymëgjatë dhe fragmented bashkohen.


800 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Lindita Arapi, autore dhe gazetare e Deutsche Welles ka botuar disa libra në prozë e poezi. Romani i saj “Vajzat me çelës në qafë”, (Ideart 2010) i botuar më vonë në gjermanisht, “Schlüsselmädchen” (Dittrich Verlag, 2013) gjeti jehonë në disa nga mediat e njohura gjermane. Më parë ajo ka botuar edhe një libër poetik në gjermanisht “Am Meer, nachts” (Edition Thanhäuser) dhe librin studimor për imazhin e shqiptarëve, “Wie Albanien albanisch wurde – Rekonstruktion des Albanienbildes” (Tectum Verlag), 2006. Arapi është nderuar me disa çmime letrare si ai “Kult” 2011 për librin e vitit, dhe çmimin e Poetekës, “Nositi”, 2008. Poezi të saj janë përkthyer në disa gjuhë, anglisht, frëngjisht, në gjuhën kroate e malazeze. Lindita Arapi ka përkthyer autorë nga letërsia gjermane. Aktualisht ajo moderon një emision televiziv për Europën në Deutsche Welle. Miti i kalimtares në metropol, i Çastit të rrëshqitshëm kërkon jetëgjatësinë në romanin eksperimental “Çast” të Lindita Arapit. Dy të panjohur, të huaj me jetën e vet, pas një vërtitjeje vetmitare e shkëmbimeve flurore në përditshmërinë anonime urbane pikëpiqen, e për t’i shpëtuar tëhuajëzimit gërryes i dorëzohen ndjenjës më triviale e më të fuqishme. Kështu fluidja hedh rrënjë, çasti bëhet frymëgjatë dhe fragmented bashkohen.
Titulli:Çaste - Kolazhe metropoli
Autori:Lindita Arapi
Botuesi:DUDAJ
Faqe:212
Botuar me:2017
Pesha:0 Kg