Kusuret e zotit Shyti Shihe të zmadhuar

KUSURET E ZOTIT SHYTI

Autori: Ardian Vehbiu

Botuesi: DUDAJ

Faqe: 204

Viti i botimit: 2017



800 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Çfarë po ndodh kështu me ju, z. Shyti? – i tha këtij gazetarja televizive, Mirza, nga tryeza përbri. Sapo dëgjova që po del në treg libri i dytë me ndërhyrjet, batutat, shfrimet dhe parantezat tuaja, ndërkohë që
romanit tuaj të vetëm, “Gjakimit”, nuk i gjendet më as nami as nishani. Asgjë për t’u habitur, e dashur Mirzë, i tha kësaj Shyti, i kënaqur që iu dha shkasi për këtë shpjegim të nevojshëm. Jetojmë në kohëra kur shkrimtari o është hero a VIP i dalldisur, o është një kurrkush, një zero, një hu i harruar që veç sa lëshon hije; në kohëra kur publiku kërkon të lexojë për ty, jo të lexojë ç’ke shkruar ti. Tani ne shkrimtarët nuk rrëfejmë dot më, veç na rrëfejnë, përfundoi z. Shyti, i mallëngjyer, madje gati elegjiak, ngaqë e kish përfshirë veten, si pa dashur, në një racë të zgjedhur. Ja ku më dolët në shteg, pra, ia preu Mirza; por mbajini mend këto fjalë, që të m’i thoni prapë, kur t’ju ftoj në emision.

Publicisti dhe studiuesi Ardian Vehbiu, që jeton në New York, njihet nga lexuesi shqiptar, mes të tjerash, për esenë “Kulla e Sahatit” (K&B, 2003), polemikën “Kundër purizmit” (Dudaj, 2012), librin me tregime “Gjashtëdhjetë e gjashtë rrëfimet e Maks Gjerazit” (K&B, 2011), studimin “Shqipja totalitare” (Çabej, 2008), fitues i çmimit kombëtar “Gjergj Fishta” në 2009, esenë “Sende që nxirrte deti” (Dudaj 2013), fituese e çmimit “Ardian Klosi” në 2014 dhe romanin “Bolero” (Dudaj, 2015). Vepra e tanishme, “Kusuret e zotit Shyti”, rimerr bëmat e personazhit të “Ndërhyrjeve të zotit Shyti” (Dudaj 2016) dhe është libri i tij i trembëdhjetë në shqip.

Titulli:Kusuret e zotit Shyti
Autori:Ardian Vehbiu
Botuesi:DUDAJ
Faqe:204
Botuar me:2017
Pesha:0 Kg