Autorët

Shtëpitë Botuese

Postimet më të fundit

  • Librat e ndaluar - arsyet e... 2014-09-22 10:17:21 Për më shumë se 30 vjet, 21-27 shtatori njihet si java e librave të ndaluar, një mënyrë për të pohuar atë që e dinë të gjithë dashamirët e librit:...
  • Seria e Harri Poter – më e famshmja... 2014-09-18 09:40:44 Para disa javësh vura re se në Facebook qarkullonte një status, që u përhap në të gjithë botën: “10 librat që kanë ndikuar në formimin tuaj”....
  • Një histori për shkollën dhe miqësinë 2014-09-16 12:06:11 Mërfi është një ari i mirë dhe i dashur, por pak i turpshëm, i cili është nervoz për ditën e parë të shkollës. Kur niset, ai vendos të marrë me...
Shiko të gjithë postimet

Bagëti e Bujqësia, Lulet e Verës, Vjersha të Tjera

Bagëti e Bujqësia, Lulet e Verës, Vjersha të Tjera
Autori: Naim Frashëri
Botuesi: DITURIA
Faqe: 144

Më shumë detaje


400 L

2248

“Bagëti e bujqësi” është poemë e shkruar nga Naim Frashëri, e botuar në Tiranë në vitin 1886. Konsiderohet një nga veprat monumetale të letërsisë sonë. Në pjesën e parë të veprës “Bagëti e bujqësi” paraqitet jeta barishtore, ndërsa në pjesën e dytë paraqiten bukuritë të natyrës.

 

Motivet kryesore që trajtoi Naimi në përmbledhjen "Lulet e verës" janë tre: motivi patriotik, motivet filozofike dhe motivi i dashurisë. Vjershat e motivit patriotik janë lirika që shprehin ndjenjat qytetare të poetit ndaj atdheut. Një nga përjetimet më të fuqishme të këtij motivi është besimi i palëkundur në të ardhmen e Shqipërisë. Motivi filozofik zë vend të rëndësishëm te "Lulet e verës" dhe mund të themi se Naimi themeloi në letërsinë shqiptare traditën e poezisë së mendimit.

 

Në lirikat filozofike gjejmë përsiatjet e poetit për botën, për jetën dhe vdekjen, për njeriun, perëndinë. Për herë të parë në letërsinë shqiptare trajtohen kaq gjerë koncepte të tilla filozofike, një botë përjetimesh që kanë në qendër njeriun.

    Titulli: Bagëti e Bujqësia, Lulet e Verës, Vjersha të Tjera

    Viti i botimit: 1997

    Autori: Naim Frashëri

    Botuesi: DITURIA

    ISBN: 99927-47-33-1

    Faqe: 144

Nuk ka akoma komente të lexuesve për këtë libër.

Ju duhet të jeni një përdorues i regjistruar që të mund të postoni komente për librat.

Shporta  

Shporta juaj është bosh

Transporti 0 L
Total 0 L

Paguaj