Po vjen babagjyshi! Shihe të zmadhuar

PO VJEN BABAGJYSHI!

Autori: Rovena Rrozhani

Botuesi: Rrozhani

978-9928-08-12-85

Faqe: 36

Viti i botimit: 2013

“Po vjen Babagjyshi” është një botim për fëmijë të moshës nga 6 deri ne 11 vjec! Botimi përmban 21 poezi për festat e fundvitit të përshtatshme për tu recituar nga fëmijët. Përvec vjershave, libri përmban edhe skica për tu ngjyrosur, lojëra si dhe një letër të personalizuar për Babagjyshin.



300 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

“Po vjen Babagjyshi” është një botim për fëmijë të moshës nga 6 deri ne 11 vjec! Botimi përmban 21 poezi për festat e fundvitit të përshtatshme për tu recituar nga fëmijët. Përvec vjershave, libri përmban edhe skica për tu ngjyrosur, lojëra si dhe një letër të personalizuar për Babagjyshin.

 

«Po vjen babagjyshi» parathenia nga Adelina Mamaqi

 

 

Të dashur lexues të vegjël,

Këtë libër të bukur, që po merrni në dorë, e ka shkruar një shkrimtare e re. Edhe ajo ka një vajzë të vogël dhe të mrekullueshme kështu si ju. Prandaj çdo varg e  çdo poezi e ka mbrujtur me dashuri nëne.

Dhe ashtu si bëjnë të gjitha nënat tuaja, edhe shkrimtarja e poetja Rovena Rrozhani e ka ngjyrosur çdo faqe të librit me atmosferën e dy festave të fundvitit: Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri që na sjellin një gëzim të veçantë.

Dhe për ta shprehur e për ta shtuar gëzimin e këtyre dy festave, autorja ka sjellë për secilin nga ju një dhuratë: poezitë e këtij libri.

Secili prej jush mund të zgjedhë të recitojë poezinë që i pëlqen më shumë. Madje të jeni të sigurtë që jo vetëm do të kënaqeni duke i recituar këto vargje, por do ta shtoni gëzimin e festës  dhe do të merrni edhe një dhuratë tjetër të paharruar: duartrokitjet, përqafimet dhe urimet e të gjithëve.

Ju uroj lexim të këndshëm!

Adelina Mamaqi

 

«Po vjen babagjyshi» nga kritiku Behar Gjoka

 

Tufa me poezi e librit « Po vjen babagjyshi ! », të gazetares së njohur Rovena Rrozhani, ka në përbërjen e vetë njëzet e një poezi, të ndara dhe grupuara në disa cikle kryesore që paraqesin momentet e pritjes së vitit të ri, që për fëmijët, për ëndrrat dhe dëshirat e tyre, përbën një akt të jashtëzakonshëm ëndërrimtar. Poezitë për Vitin e Ri, për Pemën e tij, për kartolinat, e sidomos për Babagjyshin, vijnë me një gjuhë të thjeshtë dhe të hapur, dhe që zgjojnë pamjet konkrete të festimeve të ndërrimit të viteve. Mbi të gjitha të paraqesin Babagjyshin, ëndrrën e të gjithë fëmijëve të botës, pra edhe të Shqipërisë. Ëndrra është pjesë e njeriut, mbi të gjitha nuk ka asnjë mundësi që të mendohet një fëmijë, vajzë apo djalë qoftë, pa ëndrrat. Të ëndërrosh do të thotë të kesh besim në të ardhmen.
Lexues i dashur, merreni dhe zbuloni, se si do të prekni dëshirat tuaj, ëndrrën për të qenë të lumtur, të shkruar thjesht dhe qartë, bukur dhe me rrezëllima konkrete, të dimrit dhe bardhësisë, të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri. Shpresojmë që të gjeni një pjesë, sado të vogël të ëndrrave tuaja, duke ju shprehur edhe të dëshirën që keni të drejtën të jeni të lumtur, madje pa lumturinë tuaj nuk ka kuptim bota, dhe sidomos ndërrimi i viteve, që sjell dhurata dhe Babagjyshin, plotësuesin e ëndrrave tuaja.

Titulli:Po vjen babagjyshi!
Autori:Rovena Rrozhani
Botuesi:Rrozhani
Faqe:36
Botuar me:2013
Pesha:0.25 Kg