Gota e lumturisë Shihe të zmadhuar

GOTA E LUMTURISË

Autori: Bardhyl Xhama

Botuesi: TOENA

978-99943-1-941-1

Faqe: 168

Viti i botimit: 2014

Vëllimin i ri “Gota e lumturisё”, ku përfshihen 53 rrёfenja, është vazhdim i tre vёllimeve tё mёparshёm pёr nga stili, tematika dhe mesazhet qё përcjellin rrëfenjat. 



600 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Vëllimin i ri “Gota e lumturisё”, ku përfshihen 53 rrёfenja, është vazhdim i tre vёllimeve tё mёparshёm pёr nga stili, tematika dhe mesazhet qё përcjellin rrëfenjat. 
Nё tёrёsinё e tyre, rrëfenjat kanё karakter tё theksuar edukativ. Autori, me stil tё shkurtër e tё kuptueshëm, gjuhё tё përpunuar letrare dhe i bazuar kryesisht nё fjalё tё urta e thënie diturake, ka arritur tё zbërthejë nё pak radhë probleme tё jetёs e bёmave tё fёmijёve shkollarё, tё shoqёrisё sonë dhe të emigrantëve, duke e vënё theksin fort nё vlerësimin e virtyteve morale e fshikullimin e veseve. 
Disa prej rrëfenjave janë mbështetur nga jeta jonë aktuale, sa ndonjëherë ngjarjet duken sikur ndodhin në ditët e sotme. 
E rёndёsishme ёshtё që mesazhet qё përcillen si nё kёtё vëllim, ashtu dhe nё tre tё tjerёt, kanё vlera universale edukuese janë, si tё thuash, triumfi i tё mirёs ndaj tё keqes pёr çdo kohё e nё çdo vend. 
Libri “Gota e lumturisё”, besojmë se do tё mirёpritet nga lexuesit, por edhe të rritur (prindërit), dhe do tё zёrё vendin qё i takon nё bibliotekat e shkollave dhe tё familjeve tona, sepse rrëfenjat e këtij vëllimi pёrçojnё mesazhe edukuese dhe, gjithashtu, kanë vlera artistike e gjuhësore.

Titulli:Gota e lumturisë
Autori:Bardhyl Xhama
Botuesi:TOENA
Faqe:168
Botuar me:2014
Pesha:0.3 Kg