Zero Zero Zero Shihe të zmadhuar

ZERO, ZERO, ZERO

Autori: Roberto Saviano

Botuesi: DUDAJ

978-99943-0-399-1

Faqe: 396

Viti i botimit: 2015

“Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën” 



1 200 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

“Shikoje kokainën, do të shohësh pluhur, shiko përmes kokainës e do të shohësh botën” 
Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je “i varur”. Edhe kur i përkasin një skeme të përgjithshme të cilën e ke kuptuar tashmë, ato histori të joshin pikërisht për veçantitë e tyre. Dhe të tiposen në kokë, derisa një tjetër - e pabesueshme por e vërtetë - i zë vendin të mëparshmes. Përpara syve shfaqet gremçi i varësisë, që nuk bën gjë tjetër veçse ngrihet e ngrihet lart e ti lutesh që shëndeti mendor të mos të të shkojë në dreq. Për këtë arsye vazhdoj të mbledh e të mbledh, derisa të më kapë e vjella, më shumë nga ç’lipset, pa mundur të ndalem. Janë si drita që të verbojnë. Grushta shurdhues në stomak. Po përse këtë zhurmë e ndiej vetëm unë? Sa më shumë futem në honet e nëndheshme të kokainës, aq më shumë bindem se njerëzit nuk e dinë. Është një lumë që rrjedh poshtë të gjitha qyteteve të mëdha, një lumë që buron në Amerikën Latine, kalon nga Afrika dhe shpërndahet kudo. Burra e gra shëtisin në “Via del Corso” dhe bulevardeve pariziene, gjenden në Times Square dhe ecin kokulur përgjatë rrugëve londineze. Nuk dëgjojnë gjë vallë? Si mund ta durojnë gjithë këtë zhurmë?

Titulli:Zero, Zero, Zero
Autori:Roberto Saviano
Botuesi:DUDAJ
PërkthyesiAgim Doksani
Faqe:396
Botuar me:2015
Pesha:0.5 Kg