Jeta – Adelajda Muci

Jeta është e mistershme,
e dhimbshme,
e dashur,
e pamëshirshme.
Jeta është ajo
që t’i bën të gjitha.
Të sjell
engjëllin,
djallin,
e shpirtrat e liga.
Të gjitha së bashku
tek ajo i gjen.
Një jetë kurrë s’mbaron,
pa të keqen e vet.

Adelajda Muci