Barazia sipas C.S. Lewis

“Aristoteli ka thënë se disa njerëz janë të aftë vetëm për të qenë skllevër. Por unë e kundërshtoj skllavërinë, sepse besoj se askush nuk është i përshtatshëm për të qenë skllavopronar.
Unë nuk besoj se barazia është një nga ato gjërat (si mençuria dhe lumturia) që thjesht është e mirë. Për mua barazia është si mjekësia, që është e mirë sepse me jemi të sëmurë apo si veshjet, që janë të mira sepse ne nuk jemi më të pafajshëm.
***
Unë jam demokrat sepse besoj në dështimin e njerëzve. Shumica e njerëzve janë demokratë për arsyen e kundërt, sepse besojnë se raca njerëzore është kaq e mirë sa çdokush meriton të qeverisë. Kjo është e rrezikshme sepse krijon bazat e tiranisë. I
Në fakt, raca njerëzore është kaq e degraduar sa asnjë njeriu nuk mund t’i besohet një pushtet absolut”.

Përktheu: E.Qose