“Nuk mund të rri duarkryq, ndërsa librat e mi përfundojnë në zjarr” – Paulo Coelho

Autoritetet libiane kanë sekuestruar dhjetëra libra, mes tyre edhe tituj të emrave të njohur botërorë, si Paulo Coelho, Naguib Mahfouz, Friedrich Nietzsche dhe Dan Brown. Këta libra u cilësuan si antiislamikë ose me përmbajtje erotike.
Coelho ishte i pari që firmosi një dokument proteste, i nënshkruar edhe nga shumë shkrimtarë dhe intelektualë nga e gjithë bota. Sekuestrimin e librave e cilësuan si “tentativë për të mbytur zërat dhe konfiskuar lirinë e ideve dhe të mendimit”.