Feja dhe dashuria në mendësinë e Rumit

Më shumë se 7 shekuj pas vdekjes së Rumit, poezia e tij ka aftësinë të të mahnitë. Poeti dhe teologu i shekullit të 13-të, Jalal al-Din Mohammad Rumi, është një nga autorët me punimet më të shitura në botë. Krijimet e tij lexohen nëpër martesa, përdoren nga muzikantë dhe në epokën dixhitale citohen pafundësisht në rrjetet sociale.
Por pak njerëz kanë informacion se kush ishte në të vërtetë Rumi. Dhe për këtë ju vijmë në ndihmë ne.

1. Rumi ka lindur në Azinë Qendrore, me shumë mundësi në Taxhikistanin e sotëm, në kufi me Afganistanin. Ky rajon dikur ka qenë pjesë e perandorisë perse. Në mes të shekullit të 7-të, fiset arabe nisën pushtimin e këtyre tokave, duke shtuar islamin në praktikat religjioze të zonës. Sipas të dhënave, në kohën kur lindi Rumi më 30 shtator 1207, në atë zonë kishin nisur edhe ndikimet budiste. Me një përplasje të tillë kulturash, ishte vendi perfekt për të.

2. Babai dhe gjyshi i tij ishin predikues myslimanë dhe mendohej se Rumi do të ndiqte hapat e tyre.

3. Kur ishte fëmijë, thuhej se Rumi shihte engjëj. I ati e qetësonte duke i thënë se engjëjt i shfaqeshin për ta udhëhequr. Ka shumë histori mbi fëmijërinë e Rumit, shumë prej të cilave dolën pas vdekjes së tij.
4. Rumi e kaloi pjesën më të madhe të jetës si emigrant. Pasi u lagua me familjen, ai nuk e pa më kurrë vendlindjen e tij.
Familja e tij udhëtoi nga Uzbekistani në Iran, në Siri, në Arabinë Saudite dhe në fund në Turqi, ku Rumi kaloi 50 vitet e fundit të jetës. Si rrjedhojë e lëvizjeve ai arriti të njihej me kultura dhe gjuhë të ndryshme.

5. Sa ishte gjallë, askush nuk e quante Rumi. Ai quhej Mohammad, një emër shumë i zakontë. Më vonë gjatë jetës së tij i thoshin “Mësuesi”.

6. Rumi nisi të shkruante poezi vetëm pas zhdukjes së mësuesit të tij Shams of Tabriz. Zhdukja e tij e tronditi thellësisht Rumin.

7. Funerali i Rumit ishte i pazakontë për kohën. Rumi kishte qenë mysliman i devotshëm, duke u falur 5 herë në ditë. Megjithatë, drejt fundit të jetës ai shkroi mbi besimin e dashurinë. “Besimi i dashurisë është mbi çdo fe. Feja e vetme për të dashuruarit është Zoti”.
Rumi kishte lënë udhëzime për funeralin e tij, me muzikantë dhe kërcimtarë, si dhe lexime nga Kurani, çfarë tregonin besimin e tij në fe dhe dashuri.