“Mision i mundur”- vidhen libra të rrallë në Londër

Libra antikë, me vlerë më shumë se 2 milionë pandë, janë vjedhur në një magazinë në Londrën Perëndimore. Sipas autoriteteve, tre grabitës kanë arritur të marrin më shumë se 160 publikime të rralla në një operacion që duket si “mision i pamundur”, pasi kanë arritur të ngjiten në çati dhe më pas që andej të futen në magazinë duke shmangur alarmet.
Autoritetet konfirmuan se është vjedhur një numër i konsiderueshëm librash me vlerë, shumë prej të cive i përkasin shekujve 15-16. Mes librave të vjedhur janë disa botime të hershme të Galileos, Njutonit, Da Vinçit si dhe një botim i vitit 1569 i Komedisë Hyjnore të Dantes.
Sipas mediave britanike, vetëm një tregtar librash ka humbur materiale me kosto që arrin mbi 680,000 paundë.
Kjo konsiderohet si vjedhja më e madhe e librave të rrallë në Britani. Autoritet dyshojnë se pas vjedhjes mund të fshihet ndonjë koleksionist, sepse është pothuajse e pamundur që këto vepra të shiten.