Origjina e Sherlock Holmes

“Nuk mendoj se duhet të shqetësohesh për Sherlock”,- Arthur Conan Doyle i shkroi të ëmës në vitin 1903. “Shpejt do të mësosh se Holmes nuk ka vdekur, është më i gjallë se kurrë”.
Në fakt, as Conan Doyle nuk mund ta ketë imagjinuar sesa jetëgjatë do të bëhej personazhi i krijimit të tij. Që pas vdekjes së tij, për dedektivin Holmes janë bërë filma, seriale, drama, video-lojëra. Holmes është, me shumë mundësi, personazhi letrar më i famshëm i rivalizuar vetëm nga Drakula dhe Xhejms Bond.
Gjithë kjo ngre një pyetje të vlefshme për Holmes vetë: Si ia bëri një mjek 26-vjeçar, me dy romane të papublikuara dhe disa tregime të injoruara plotësisht deri në atë kohë, të krijonte në gjashtë javë një personazh që nuk njeh kohë?
Kjo është pjesa që synon të zbulojë një botim i fundit mbi Conan Doyle. Autori, Michael Sims, nuk synon të bëjë një autobiografi të shkrimtarit sesa të hetojë mbi ngjarjet që nxitën krijimin e veprës së njohur. Nga u frymëzua Doyle për personazhin e tij të çuditshëm?
Sipas Sims, Edgar Allan Poe ishte një ndikim shumë i fuqishëm në krijimtarinë e Doyle.
Dhe më e rëndësishmja, Sherlock Holmes u frymëzua nga një profesor i Doyle në shkollën e mjekësisë, Joseph Bell, i cili përdorte një metodë strikte të vëzhgimit dhe deduksionit.
Sipas Sims, ajo çfarë Conan Doyle krijoi ishte shumë më revolucionare sesa mendonte. Në tregimin e dytë të aventurave të Holmes, partneri i tij i pandarë doktor Watson, është krenar për historinë që ka shkruar mbi çështjen që zgjedhën bashkë, ndërkohë që Holmes mendon se mund të përmirësohen. Që atëherë Holmes është kthyer në një figurë gati mitike dhe ne nuk kemi reshtur së lexuari për të.