Historia e jashtëzakonshme e mjeranëve të Viktor Hygoit

“Libra si ky nuk do të jenë kurrë të panevojshëm për sa kohë të ketë varfëri në botë”, – shkroi Viktor Hygo në parathënien e kryeveprës së tij, “Të mjerët”.
Mbi 155 vjet pas publikimit të tij në Francë, libri nuk e ka humbur rëndësinë dhe popullaritetin.
Mbi 65 versione filmash bazuar në këtë roman, i pari në vitin 1909, personazhet e “Të mjerët” kanë hyrë në vetëdijen popullore. Synimi i Hygoit ishte të paraqiste një portret realist të Francës.
Hugo ishte autor i “Katedrales s Parisit” dhe një poet i afirmuar kur nisi të shkruante historinë e një ish-të burgosuri në kërkim të një jetë të re, në një shoqëri të manipuluar kundër të varfërve dhe fatkeqëve.
Përveç kolegëve rivalë (Aleksandër Dyma e krahasoi me zvarritjen tërë zor nëpër baltë), të gjithë u dashuruan me ngjarjen, rehabilitimin e gjatë të Zhan Valzhanit dhe marrëdhëniet e tij me personazhe që tashmë janë folklorike: vajza e rrugës Fantina, e bija e vuajtur Kozeta, studenti Marius, çapkëni Gavrosh…
Nga nevoja për trajtim njerëzor të ish-të burgosurve, te përkujdesja për fëmijët e rrugës, “Të mjerët” ishte një thirrje për ndryshim dhe kontribuoi në përmirësimin e shoqërisë. Pak libra kanë ndryshuar vërtet botës. Ky e bëri… shumë kohë para se filmat bazuar në të të thyenin rekorde për shitje biletash.