Miq të mirë me libra plot…

Ndonjëherë miqtë bëhen shumë të mërzitshëm, të paktën në lidhje me interesat e përbashkëta. Disa prej tyre festojnë shumë, flasin vetëm për të famshëm dhe mbi të gjitha nuk lexojnë aq sa duhet. Për sa kohë je në këtë faqe duke lexuar këtë shkrim është e drejtë të thuhet që në jetën tënde të duhen njerëz inteligjentë dhe të lexuar.

Një njeri që i do dhe i vlerëson librat është miku më i mirë që mund të gjesh.

Si mund të shoqërohesh me njerëz të tillë, me të cilët ndani të njëjtin pasion?

 

E para dhe që nuk do shumë mend: Flisni për libra. Nëse vërtet keni të njëjtin interes do të flisni për orë të tëra.

 

Blijuni libra

Prej vitesh unë nuk shqetësohem për dhurata në raste festash: libri është gjithmonë zgjedhje e mirë. Vetëm kujdesuni të mos blini libra që mikja juaj mund t’i ketë tashmë.

 

Shkoni në bibliotekë

Vajzat, përveç takimeve në kafene, kanë atë kohën e tyre të çmuar për të dalë bashkë nëpër dyqane veshjesh, ku sigurisht argëtohen. Mos hiqni dorë nga këto rituale, çdo gjë ka lezetin e vet dhe veshjet janë shumë të rëndësishme. Thjesht një herë na ca kohë, në vend që të shkoni të shihni koleksionet e fundit të rrobave, shkoni bashkë në bibliotekë apo librari dhe diskutoni mbi titujt e vjetër e të rinj.

 

Lexoni librat e preferuar të njëra-tjetrës

Kur të mbaroni do të flisni në telefon për çdo detaj dhe do të jetë sikur po i lexoni sërish, tashmë duke i komentuar. Dhe mbani mend që i preferuari juaj jo domosdoshmërisht mund të jetë i tillë edhe për të tjerët.

Kalofshi një fundjave të mbarë, me diell dhe libra!