Nga dështime në klasikë

Të bësh karrierë si shkrimtar nuk është edhe aq e thjeshtë. Në botën e letërsisë, shumë shkrimtarë kanë pritur edhe gjithë jetën për të marrë vlerësimin që meritojnë. Disa madje nuk janë vlerësuar kurrë sa kanë qenë në jetë. Një gjë që ndodh në të gjitha fushat e artit; me vdekjen e një artisti duket sikur bota kujtohet për ekzistencën e tij dhe vendos t’i japë edhe një shans.
Libra që sot i njohim si klasikë, kur janë botuar nuk janë pritur mirë as nga kritika, as nga publiku…

Aventurat e Hakëlbëri Hinit – Mark Twain

E kishit imagjinuar ndonjëherë një realitet ku libri “Aventurat e Hakëlbëri Finit” të ishte një dështim? Përveç polemikave që shkaktoi për shkak të përmbajtjes, të cilat vazhdojnë edhe sot, shumica e kritikëve e konsideruan një roman të dobët.

Më e mira e botëve – Aldous Huxley

Krijimi i një realiteti të së ardhmes tani duket brilant dhe gati parashikues, por kur ky libër u botua u përjashtua nga kritika, madje pati nga ata që e cilësuan si propagandistik. Për fat të mirë, Huxley jetoi aq gjatë për të shijuar suksesin e mëvonshëm të romanit.

Kryezoti i unazave – J.R.R. Tolkien

Është e vështirë të fitosh vlerësimet e kritikës kur shkruan romane fiksioni, edhe J.R.R. Tolkien nuk ia arriti kësaj. Të paktën në fillim.

Mobi Dik – Herman Melville

Romani i rëndësishëm amerikan nuk u konsiderua edhe aq i rëndësishëm kur u publikua fillimisht. Libri i Melville u publikua fillimisht në Angli, ku shumica e kritikëve e injoruan. Të njëjtën gjë bënë edhe kritikët në Amerikë. Vetëm pas vdekjes së autorit, “Mobi Dik” u shit në të gjithë botën dhe sot me të drejtë ka statusin e klasikut.

Lartësi të stuhishme – Emily Brontë

Kritikët ishin të dyzuar për librin e Brontës; shumë prej tyre ishin konfuzë në lidhje me historinë dhe personazhet. U desh të kalonte goxha kohë që “Lartësi të stuhishme” të konsiderohej klasik. Më mirë vonë se kurrë!