Si vdiq Xhejn Ostin?

Shkrimtarja e njohur Xhejn Ostin vdiq në vitin 1817, në moshën 41-vjeçare. Për vite të tëra shkaku i vdekjes së saj ka qenë enigmë. Sipas një artikulli të CNN në vitin 2009, Ostin ishte prekur nga sindroma Addison, që e kishte ndikuar fillimisht në krijimtari dhe përfundimisht i kishte marrë jetën. Por tani, vite më vonë, ka dalë në dritë një e dhënë e re nga Biblioteka Britanike.
Disa shkencëtarë janë analizuar tri palë syze të shkrimtares dhe kanë kuptuar e shikimi i saj kishte ardhur duke u përkeqësuar në fund të jetës së saj.
Dr. Sandra Tuppen, kuratore e arkivit të Bibliotekës Britanike, shkroi në blogun e saj: “Një nga shkaqet e krijimit të perdeve të syve në nivelin që sugjerojnë syzet e Xhejn Ostin është helmimi nga arseniku. Në kohën kur jetonte shkrimtarja, arseniku nuk ishte i pazakontë; mund të gjendej në ujë, në ilaçe, madje edhe në letrën e murit”.
Megjithatë, kjo është vetëm një nga teoritë e shumta. E vërteta është se mbase nuk do të gjendet kurrë arsyeja e vërtetë e vdekjes së shkrimtares, edhe për faktin se sa ishte gjallë, ajo ishte një njeri tepër privat.