Si për dreq!


Unë, ti dhe ajo,
paralel në një kohë,
në qytetin e mbushur lajthitje,
rrugët me kalldrëm e goja që s’hesht
Unë, ti dhe ajo s’di ç’na bashkoi si për dreq.

Ti që kapërdisur bulevardit kalon,
nën petkun e turpit që supeve rëndon,
aroma firmato depërton nën lëkurë,
por shumëçka të mungon.

Kthehesh moskokëçarëse prej rrebeshit të lotëve që le në shpirtin e vrarë,
buzëqeshje e mpirë mbi trup e zemër pas ditĕs me burrin e asaj.

Ajo, flokët shpupuritur rënë mbi supe rrëmbimthi nje takim me pasqyrën,
vrapon sa aty këtu nëpër shtëpi harroi të shohë fytyrën.

Qan foshnja e shtëpia do mbajtur në këmbë,
pret krahëhahapur atë,që “shumë i zënë ka qënë”
Buzëqesh fytyra e saj ëngjëllore
maskë i vuri lodhjes e shpirtin la të fluturonte.

Unë larg e afër të dyjave,
gjuha lidhur nyjë s’ ka fjalë,
spektator i keq,
në fatin që na bashkoi si për dreq.
Melaize Gropa