Pa fat në dashuri? Lexo më shumë…

Pa fat në dashuri? Atëherë shko në bibliotekën më të afërt. Një web që ndihmon njerëzit të njihen pretendon se ka zbuluar se preferencat e dikujt në të lexuar ndikojnë drejtpërdrejt në pëlqyeshmërinë e tij. Nga vëzhgimi i ë dhënave të secilit person të regjistruar u arit në përfundimin se tipat që lexojnë preferohen më shumë dhe janë dashnorë më të mirë. Burrat që e listojnë leximin te pasionet e tyre në profilet përkatëse marrin shumë mëtepër mesazhe sesa ata që nuk e kanë leximin te të dhënat e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për femrat, por në masë më të vogël.
Sa u përket preferencave në tituj, meshkujt që listojë libra biznesi marrin më shumë mesazhe, ndërkohë që libri “Burra që urrejnë gratë” ka rezultuar i suksesshëm për të dyja gjinitë.
Përveç kësaj, jo të gjithë librat mund të ndikojnë pozitivisht. Kështu, Bibla më shumë i dëmton shanset e personave që e listojnë në profilet e tyre, ndërsa “Pesëdhjetë hijet e Greit” i ka ulur kërkesat ndaj femrave për takim në 16 %, ashtu sikurse ka ndodhur me meshkujt që listojnë serinë “Harry Poter”.
Ky përfundim nuk është rastësishëm. Vitin e kaluar, një studim i Universitetit të Atlantas, SHBA, tregoi se njerëzit që lexojnë janë më të suksesshëm në dashuri dhe se leximi i librave përmirëson funksionin e trurit dhe në të njëjtën kohë rrit ndjeshmërinë.
Studimet të shumta kanë treguar se lexuesit kanë më shumë empati. Të jesh lexues i rregullt të jep një sërë përparësish; leximi redukton simptomat e ankthit dhe depresionit, ul rrezikun për sëmundje mendore dhe përmirëson jetën në tërësi.
Pra, të jesh një lexues i rregullt të bën më popullor, më të suksesshëm, më të lumtur, të bën një njeri më të mirë dhe ndihmon jetën tënde dashurore.

Pergatiti: E. Qose