Shkrimtarë të mëdhenj mbi fuqinë e muzikës

Muzika prek shpirtin dhe është manifestimi i shpirtit njerëzor. Të gjithë artistët e dinë këtë, shkrimtarët e dinë këtë, disa prej të cilëve kanë i kanë kushtuar fjalët të mrekullueshme.
Ne kemi përmbledhur disa reflektime mbi fuqinë e muzikës nga disa preh shkrimtarëve më të njohur të të gjitha kohëve.

Victor Hugo

Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet dot me fjalë dhe që nuk mund të rrijë në heshtje.

Kurt Vonnegut
Nëse ndonjëherë do të vdes – mos e dhëntë Zoti – më vini këtë epitaf: Muzika ishte e vetmja provë për të cilën kishte nevojë për ekzistencën e Zotit.

Niçe
Jeta do të ishte gabim pa muzikë. Muzika bashkon të gjitha cilësitë: na ekzalton; na argëton, zbut zemrën më të egër.

Schopenhauer
Muzika ka vendin e saj mbi të gjitha artet e tjera. Në të nuk e njohim kopjen, përsëritjen.

Virginia Woolf
Muzika ritmike ka një cilësi që asnjë formë tjetër e artit nuk e ka: të nxit instinkte barbare; një moment harron shekuj të tërë civilizimi dhe e gjen veten në krahët e pasionit. Është muzikë magjike.