Je grua? Edhe çfarë pastaj?

Emancipimi i grave ne shoqeri, shkollimi i tyre, liria e tyre, roli i tyre ne familje, mundesite e tyre te punesimit, trajtimi i tyre ne nje shoqeri me ideale te vjeteruara, mundesite e tyre per te zgjedhur, per t’u bere te pavarura, lidere, drejtuese, politikane, kryemimistre apo presidente. Perdite anembane botes organizohen konferenca apo mbahen fjalime ne lidhje me keto tema. A nuk ndiheni dhe ju sikur gjithe keto jane bere aq te shpeshta sa ju ka ardhur ne maje te hundes? Konferenca, konferenca dhe konferenca. Te gjitha keto nga gra apo burra qe nuk kane qene pothuajse kurre te shtypur. Dua te them, a nuk eshte me interesante nje histori suksesi, nga nje grua dikur e abuzuar apo e pashkolluar, e rrefyer ne nje  klase shkolle, sesa ato organizimet per rritjen e pozites se gruas ne shoqeri, te organizuara tek hotel Plaza ku hyrja kushton nga 50-150 euro? Qesharake! Ku mund t’i gjeje nje grua e tille, parate per t’u futur ne keto fare soj konferencash, ku edhe veshja e grave te tjera pjesemarrese eshte gjithashtu nje kod i pashkruar potence dhe rendesie, sepse nese kostumi yt nuk kushton nga 200-300 euro, ti do te ndihesh e poshteruar ne ambjente te tilla.

Iniciativat per permiresimin e jetes se nje gruaje ekzistojne, por morali eshte se ato jane te gjitha te orientuara ne menyre te gabuar, sepse grate pjesemarrese jane pasanike qe flasin me nje zjarr dhe pasion te pamase per realitetin e atyre, qe as nuk kane mundesi te futen brenda per t’i degjuar.

Dhe nga ana tjeter kemi nje feminizem kaq te zjarrte, i cili me shume po synon supremacine e grave, se sa barazine, nderkohe qe nuk kane akoma as kete te fundit. Me pak fjale, ju konferenciere te shquar boterore apo ju vajza te reja feministe, a nuk ju duket sikur po kerkoni te ngrini femrat mbi meshkujt, duke dale padashur nga thelbi fillestar i ceshtjes, i cili ka synuar para se gjithash barazine gjinore? Dje kane qene meshkujt te privilegjuarit ne shoqeri, sot shohim qe po ecim drejt nje shoqerie ku nuk ka me te privilegjuar, sepse eshte vertetuar tashme se nje grua eshte po aq e zonja sa nje burre ne punen qe ben. Po neser? Mos valle po synoni t’i mbushni mendjen botes qe grate duhet te jene me te privilegjuara, duke e kthyer gjithcka ne piken e fillimit? Ju duket absurde, por pas 200 vjetesh mund te shihni ne televizor protesta per te drejtat e burrave, dhe grate kryeministre dhe presidente, do te rrudhin buzet duke thene: “Ndoshta duhet t’u japim dhe atyre te drejten per te patur nje page pak me te larte, por kurrsesi aq te larte sa paga e nje gruaje! Grate padyshim qe e bejne punen me mire.”

Le te themi se ajo dite mund te jete vertete 200 vjet larg ose edhe me shume, dhe sa ka akoma mjaft pune per tu bere per permiresimin e rolit te gruas ne shoqeri. Ka akoma shume gra te pashkolluara, te dhunuara apo te abuzuara, por te gjitha keto jane shume me pak se 50 apo 100 vjet me pare. Bota ka ndryshuar per mire per nje grua dhe do te vazhdoj te ndryshoje. Lufta per barazine gjinore do te jete e gjate dhe e veshtire, por si nje lufte mbi parime te drejta, ajo do te fitohet nje dite. Por ate dite, ndaloni. Diten qe burrat dhe grate do te trajtohen njelloj kudo ne bote, ndaloni se kerkuari me shume. Kujdes! Eshte barazia ajo qe kerkojme, jo epersia. Mos synoni te ndertoni nje shoqeri matriarkale, per te rikuperuar koherat kur bota ka jetuar jetuar nen patriarkalizem. Vetem nje shoqeri pa influenca gjinore do te jete gjithmone ajo e duhura.

Nga Sarah