Korruptimi i gjuhës sipas Xhorxh Oruell, i lindur më 25 qershor 1903

Nisja dhe zhvillimi i çdo lufte justifikohet si vetëmbrojtje ndaj një maniaku shfarosës. Në kohërat tona, fjalimet politike shiten si mbrojtje ndaj të pambrojtshmes. Por nëse pranojmë që mendimi e korrupton gjuhën, duhet të pranojmë se edhe gjuha korrupton mendimin. Shikoni, e gjithë propaganda për luftën, thirrjet dhe gjuha plot urrejtje, vijnë nga njerëzit që nuk arrin pjesë në të. Fjalori politik është dizenjuar për t’i maskuar gënjeshtrat si të vërteta, për ta bërë vrasjen të respektueshme. Luftërat kundër vendeve të huaja nisin vetëm kur parabërësit mendojnë se mund të përfitojnë.
Nëse liria ka vërtet ndonjë kuptim sot do të thotë e drejta t’u thuash të tjerëve atë çfarë ata nuk duan të dëgjojnë. Në kohëra të mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar.