Plasaritje

Nese nuk e ke pare akoma djallin, shihu ne pasqyre.
-C. A

Kishin kaluar plot gjashte vjet qe kur dikush i kishte permendur per here te fundit Nikolas Panagakosin dhe ajo gati e kishte fshire nga mendja ate emer. Por shitesja e peshkut  e njohu dhe pa e menduar dy here e pyeti si pa te keq me ate theksin e saj grek fshataresk:

-Moj! Ti je ajo gruaja e Nikos tone?

Era e peshkut te fresket e te ndenjur bere bashke me fjalet qe gruaja trashaluqe sapo kishte thene, i sollen Ilianes zorret ne gryke. Iu desh nje moment qe te mblidhte veten e te qartesonte ate turbullsiren qe i kishte veshur syte per t’iu pergjigjur thashethemxheshes me nje ze te dobet e te pasigurt, sikur ajo qe po thoshte te ishte nje genjeshter fund e krye:

-Jo. Im shoq quhet Anatoli Nevrakis.

Atehere gruaja qelloi lehtasi ballin e vet me shputen e dores per te treguar qe kishte harruar dicka me rendesi ose kishte bere nje ngaterrese te madhe.

-Uh! C’them dhe une! Nikoja iku. E la kete dynja. Po e kisha fjalen qe ti je ajo flokeverdha me te cilen u martua a u fejua atehere. “Kjo eshte Helena ime”, thoshte i shkreti. Pastaj ti u martove prape, e di. Me ate athinasin e pasur. Po te pakten keni femije? Se Nikoja jone nuk la ndonje prapa sa qe gjalle. I shkreti! Gjithe ai djale! U venit si qiri nga semundje e keqe e nuk e beri dot nje djale per vete. –ajo rrudhi pak buzet per te treguar se ndjente keqardhje per fatkeqin dhe para se te behej gati te fliste prape, pa qe Iliana po binte ne trotuar mes qeseve plastike, pluhurit te rruges dhe ca kokave peshku te prishura.

Trashaluqja doli nga vendi ku rrinte prapa tavolines plastike me peshq dhe nxitoi per te gruaja e plandosur sa gjate-gjere ne rruge. Thirri nja dy here lart e poshte, e pa kaluar as nje minute, i shoqi me nje burre tjeter e ngriten ate dhe e vendosen ne nje karrige duke i afruar nje pambuk me alkool tek hunda. Iliana celi syte ngadale.

-Ua, moj vajze! Po c’ben keshtu? Me ngrive gjakun! –tha dhe i solli nje lecke per te pastruar fytyren dhe kycet  e ndotura, por Iliana e menjanoi, sepse nuhati eren e peshkut nga duart dhe lecka e saj. Ajo u ngrit ngadale dhe deshi te zhdukej nje moment e me pare nga ai vend.

-Jam me mire.-tha shkurt dhe eci para duke shmangur ndonje falenderim apo fjale te tjera. Ndjehu se nuk i detyrohej asgje asaj gruaje.

-Po peshku moj? Na merre! Pa para per ty. Per hir te Nikos tone! –tha dhe i zgjati qesen e bardhe, por Iliana nuk guxoi ta merrte.

Ajo madje donte t’a hidhte pertoke ate qese te shemtuar, e cila dukej sikur te kishte brenda vete peshkun qe Nikolasi sapo kishte nxjerre nga deti. Por e mposhti deshiren per te bere nje veprim te tille arrogant dhe i nxitoi hapat mes turmes, duke lene pas fytyren e habitur te gruas trashaluqe. Ishte e bindur qe ajo nuk do ta kuptonte dot kurre se cfare beri gabim. Askush nuk do ta kuptonte dot. Pervec saj.

Rruget ishin te mbushura plot. Ishte fundjave dhe pazari lulezonte ne gjithe teresine e tij. Greket pelqenin te shisnin sipas menyres se tyre: duke bertitur me ze te larte ofertat e parezistueshme dhe duke bere cdo here ndonje pare muhabet me klientet. Kete kishin te vecante. Nje cilesi karakteristike e njerezve te popullit te saj, te cilen here e urrente shume e here me pak. Por gjithmone e kishte urryer. Grekeve u pelqen te flasin. Shpesh here edhe me shume se sa duhet.

Iliana eci ne rrugen buze detit dhe pasi u gjend larg portit dhe pazarit, ndjehu qetesine dhe paqen e shumedeshiruar ta rrethonte. Pa se rreth e rrotull nuk kishte kembe njeriu-per cudine e saj, dhe pasi zbriti poshte ne plazh, hoqi kepucet e sheshta dhe zhyti kembet ne ujin e ngrohte, i nguli syte pikes ku deti takonte qiellin. Pati ndjesine sikur nje pendim apo mall e kishte pushtuar te teren dhe instiktivisht vendosi njeren dore mbi bark. Pastaj filloi te qante.

Nikolasi e kishte dashur shume. Jashtezakonisht shume. E dinte kete, kishte qene gjithmone e sigurt, aq sa mund te jete nje njeri i sigurt per emrin e vet. Ishte ai qe punonte pa pushim vetem per te fituar pak para per nje darke me te. Ai qe mund te mbante vetem nje pale kepuce gjate gjithe vitit, vetem qe t’i blinte asaj fustanet njera pas tjetres.

Ishte martuar me ate burre. Thoshte se e kishte dashur, por sot, ne ate plazh te vetmuar, doli edhe nje here tjeter ne konkluzionin se ishte martuar sepse mendonte se e kishte dashur. Ne te vertete, i vetmi qe donte me shpirt dhe zemer mes tyre, kishte qene gjithmone vetem ai. Ai.

Dicka nuk shkonte me te. Nuk e kishte kuptuar kurre. Mallkonte veten per ate arrogance dhe per ate zemerftohtesi qe kishte, por ishte dicka qe nuk e ndryshonte dot: Iliana nuk qe e afte te dashuronte. Dhe jo vetem Nikolasin. Ajo nuk kishte provuar kurre te dashuronte vertete dike gjate jetes se saj.

Po. Ishte e bukur. “Nje Helene”,-thoshte ai. Keshtu thoshin te gjithe. Nuk kishte burre qe Iliana nuk mund t’ia kthente syte. Qe e vogel, qe bekur dhe njihkohesisht mallkuar me kete bukuri.

Por dhe ai qe ndryshe nga te tjeret. Ishte ndoshta burri me i bukur qe ajo kishte pare atehere, e akoma dhe tani. Nuk kishte dy si Nikolasi. Vajzat dhe grate adhuronin ate njesoj sic adhurohej ajo nga djemte dhe burrat e tjere. Kishte floke te zinj te dendur, sy ne ngjyre blu te thelle dhe nje buzeqeshje qe do te bente dhe njeriun me te serte ta donte. Por nese kishte nje fytyre dhe trup te bukur, shpirti i tij qe magjepses. Ai ndihmonte kedo dhe donte njerezit me gjithe zemer. Me ate ne krye. Ilianen. Helenen e tij. Bashke ata ishin te adhurueshem.

Kaluan dy vjet te qete dhe te paqte, derisa nje renie pa ndjenja ne vendin e punes, u ktheu boten permbys.  U diagnostikua me kancer. Asnjehere nuk e kishte mesuar emrin e plote te atij kanceri te mallkuar, prandaj edhe me vone kur e pyesnin, pergjigjej shkurt, thate, vetem me kete fjale: Kancer.

Nikolasi i pashem, Nikolasi i fuqishem filloi te tretej ngadale. Fundi ishte i qarte. Shume shpejt do te mbetej e ve dhe ky fund.. sikur ndryshoi shume gjera tek ajo. Heshturazi filloi te pyeste veten nese ia vlente te kujdesej me per nje burre, i cili do ta linte brenda vitit, edhe pse e dinte se nje pyetje e tille nuk do te guxonte as te fshihej ne skuten me te erret te mendimeve te tij nese ajo do te gjendjen ne te njejtin vend. Por ajo cka e beri te thoshte me ze te larte nje tjeter pyetje te hidhur, ishte kur kuptoi se ishte shtatezene. Kishte ndodhur pak jave para se te perballeshin me semundjen. Femija. Femija i tij. Rritej brenda saj. Nje femije qe do te ishte gjithe jeten gjysem jetim- nje femije qe do te rritej pa baba.

Atehere ia tha dhe atij. I tha se mbante nje femije dhe nuk i la kohe shkelqimit ne syte e tij te jetonte me gjate se nje sekonde. E vrau ate drite, ate rreze shprese, atehere kur i tha e vendosur se do te vriste dhe femijen brenda saj. Nuk e mbante mend mire se cfare ndodhi ne vazhdim te pas asaj dite, por dinte mire qe dicka u thye. Nje plasaritje e vogel te cilen ai nuk e kishte pare kurre, por ajo e dinte gjithmone se ishte aty. Plasaritja ishte ajo. Iliana. Gruaja e mallkuar per te qene e bukur, por kurre e afte te donte. Gruaja qe mori nje cope metali te forte dhe shnderroi plasaritjen ne mijera kristale qelqi.

Ai nuk tha asgje. Nuk i kerkoi te nderronte mendje. E dinte se nuk e kishte kete te drejte. Per aq kohe sa nuk do te ishte aty per femijen, nuk mund t’i kerkonte asaj te rriste femijen e tij e vetme. Por ndonjehere Iliana do te kishte dashur qe ai te mbyste ate heshtje dhe t’i ulerinte, t’i bertiste, ndoshta dhe ta quante nje kucke mosmirenjohese. Ose te pakten nese nuk mund ta pyeste dot per abortin, te merrte guximin t’i thoshte: “A me ke dashur ndonjehere, zemra ime?”

Por ky nuk ishte Nikolasi. Ky ishte burri qe ajo meritonte te kishte ne krah te tij. Nje burre qe nuk do tia thellonte me shume pendimin, nje burre qe do ta meritonte ate qe ajo kishte bere.
Dhe pastaj …

Pastaj asgje.

“Ai e la kete dynja”, sic tha gruaja e peshkatarit. Iliana u martua serisht, sepse i duhej dikush qe t’i blinte serisht fustane, ta nxirrte serisht ne restorante buze detit. Dikush qe ta largonte nga ai vend, nga Nikolasi.

Athina ishte nje vend i bukur dhe Anatoli e donte. Ndersa ajo donte jeten qe bente.

Ajo doli nga uji dhe mbathi serisht kepucet e sheshta. Fshiu syte e lagur nga lotet dhe teksa largohej nga ai plazh tashme jo aq i vetmuar, njerezit ia ngulen syte cuditshem. Eci perseri ne trotuaret e mbushur me turma per te shkuar drejt shtepise se pushimit, qe Anatoli kishte marre me qira per ate jave pushime aty.

Ishte nje vile e bukur e bardhe dhe pa te birin qe vrapoi drejt saj me syte qe i shkelqenin nga gezimi. Muajin e kaluar kishte mbushur 3 vjec, dhe gjeja qe i pelqente me shume te thoshte ishte pikerisht ajo moshe e brishte, te cilen e tregonte me tre gishtat e dores se tij vocerrake.

Iliana mori te voglin ne krahe dhe ngjiti shkallet qe te conin ne verande. Anatoli po lexonte nje gazete ulur ne nje nga karriget me thurje kashte. Ai buzeqeshi kur i pa.

Ajo u ul prane tij dhe kur ai i dhuroi nje puthje ne balle dhe i mbeshteti koken ne supin e tij, ajo tha me ze te dobet:

-Mendoj se duhet te ikim qe ketu.

Ai takoi syte me te sajet dhe para se ta pyeste per nje shpjegim, Iliana shtoi:

-Ndihem e ngopur nga keto pushime. Me ka marre malli per Athinen.

Nje puhize ere e lehte filloi te frynte drejt tyre. Anatoli pohoi lehte me koke dhe u ngrit nga vendi i tij ne verande bashke me te shoqen dhe vogelushin.

Por teksa behej gati te kalonte pragun e deres, Iliana degjoi zerin e tij. Nuk e mendonte kurre se do ta degjonte me ate ze. Ndoshta me vone do te mendonte se nuk qe gje tjeter vec se ndergjegjja e saj e renduar, por zeri erdhi bashke eren. Ai e mbeshtolli me nje perqafim, qe asaj i dukej sikur kishte kaluar nje shekull qe nga hera e fundit qe e kishte provuar. Atehere e degjoi prape.

‘Mos ik!’

Ajo ndjehu serisht ate lemshin ne gryke, por kjo nuk e ndaloi te kapercente pragun dhe te mbyllte deren pas saj. Kur i shoqi dhe i biri u zhduket neper korridor, ajo qendroi dhe pak pas asaj dere te blinduar per te degjuar fishkellimen e eres se detit. Zeri nuk u degjua me.

Por Iliana arrinte te degjonte frymemarrjen e saj me ritem te shpejte, si ajo e njeriut qe sapo i eshte shmangur nje fantazme.

Bazuar ne histori te vertete.

Shtator 2016
Ishulli i Kalymnos-it, Greqi

Sarah