Pret e pret ky qytet…

Qyteti im i heshtur
mban mend kur gëloje nën hare e gaz?
Sot baret maskiliste që marrin jetë në ty
numërojnë veç trak truket mbi trotuar.

Sot ti qytet më dukesh bosh.
Lulet që mbillnim çdo fundshkolle
t’i thau i nxehti i verës.
Trotuaret e shtruar rishtaz
po fshijnë gjurmët që mbetën kujtesës.

Sot qyteti im nuk po zgjohet.
Këmbanave zëri po ju fashitet
ashtu si zërat e moshatarëve te mi
që prej tij ja larguan vitet.

Zëra që humbasin largësive.
Lartësitë ku janë ngjitur nostalgjia i tret.
Malli ka mbytur harenë e dikurshme
dhe i pret e i pret ky qytet…..
Melaize Gropa