Sëmundja që shpëtoi Tokën e Mesme

Ju ka ndodhur ndonjëherë të bekoni një sëmundje? Sado e çuditshme të duket, letërsia mund t’i detyrohet etheve. Sipas dokumenteve të bëra publike së fundmi, JRR Tolkien, autor i klasikut “Zoti i unazës”, asokohe 25-vjeçar, i shpëtoi për qime vdekjes gjatë Luftës së Parë Botërore. Batalioni ku ai shërbente u shua krejtësisht gjatë një sulmi me mortaja, ndërkohë që Tolkien sapo ishte tërhequr nga batalioni pasi ishte prekur nga ethet.