Biri im i dashur…

Një ushtar i ri, nga fronti në Luftën e Parë Botërore, i shkruan të birit 4 vjeç, të cilin fatkeqësisht nuk do ta shohë më.  Stefano vdiq vetëm pak ditë pasi shkroi letrën.

 

“Biri im i dashur, Xhovani,

Yt atë, që kur apo nëse do ta shohësh me siguri nuk do ta njohësh, do të të japë një këshillë, që ta kesh të shenjtë për tërë jetën: bindju nënës tënde, respekto më të vjetrit, ndihmo më të vobektët dhe duaj atdheun.

Ji i sinqertë në ndjenjat e tua dhe do të shohësh se Zoti do të të bekojë, ashtu siç të bekon yt atë ndërsa lufton mes jetës dhe vdekjes.

Ky do të jetë kujtimi im, dëshmia e fatit të keq që mos të të shoh më bashkë me nënën dhe vëllain tënd.

Kam kaq shumë për të të thënë, por fjalët nuk kanë qenë kurrë pika ime e fortë. Ju puth, babai që mendon veç për ju.

Rum Stefano”

 

Përktheu: E. Q.