Jetë e zymtë

Tërë qyteti duket gri,
Era retë,merr me vete,
Rrugët zbrazur,pa njeri,
Drurët anash,si skelete…

Dhe më bën të ndihem keq,
Jetë e zymtë,ngjyrë hiri,
Ku çdo shpresë,si për dreq,
Shuhet,si flakë qiriri…

Vaso Dushi