Këshilla për prindërit që u lexojnë fëmijëve

Një nga kënaqësitë më të mëdha të fëmijëve është t’u lexosh, përralla, rrëfenja, fabula, gjithçka  të përshtatshme për imagjinatën e tyre. Edhe për prindërit vetë leximi për fëmijët është një aktivitet që i lidh më shumë me ta. Por jo gjithmonë një gjë e tillë është e thjeshtë. Shpesh prindërit nuk janë lexues të mirë dhe në disa raste fëmijët e njohin historinë më mirë se vetë ata. Plus, nuk është e lehtë të lexosh me zë të lartë. Pasi në këtë rast më shumë sesa të lexosh duhet ta interpretosh atë që po lexon që ta bësh interesante për fëmijën.

 

Ja disa këshilla për prindërit:

 

  1. Ndrysho tonin e zërit.

Mundohu gjithmonë të ndryshosh tonin e zërit, që do të thotë: çdo personazh të flasë ndryshe, të ketë zërin e tij, mënyrën e tij të të folurit. Një gjë e tillë do ta argëtojnë fëmijën. Luaj me tonet e larta dhe të ulëta, për disa personazhe mundohu të trashësh zërin, për të tjerë bëj të kundërtën.

 

  1. Lexo më shumë se disa faqe.

Fëmijët nuk do të thonë jo edhe nëse brenda natës do t’u  lexoni një libër të tërë. Nëse historia që do të lexoni është e shkurtër, lexojeni të gjithë. Për fëmijë pak më të rritur, që u lexoni libra më të gjatë, mundohuni që të paktën t’i ndani në kapituj. Ju sigurojmë se të nesërmen, fëmijët do të venë me shumë dëshirë në shtrat, në pritje të vijimit të historisë.

 

3.Nxitu kuriozitetin.

Gjatë kohës që u lexoni, bëjuni pyetje se si mendojnë ata se do të shkojë historia, çfarë mendojnë se do të ndodh me një personazh a një tjetër.

 

Lexim të këndshëm!

 

  1. Qose