Kur vizitat nuk shkojnë siç duhet

Të ftuarit, ashtu si peshqit, prishen në krye të 3 ditëve. Hans Kristian Andersen ndenji plot 5 javë në shtëpinë e Dikensit.

Miqësia mes dy titanëve të letërsisë  Çarls Dikens dhe  Hans Kristian Andersen dukej se ishte e destinuar të zgjaste. Megjithatë, ajo nuk i rezistoi dot një vizite të gjatë të shkrimtarit danez në shtëpinë e romancierit britanik në Kent. Megjithatë, pak e dinin se sa keq shkuan realisht gjërat, deri në zbulimin e një letre që doli në ankand këtë javë.

Në mars 1857, Andersen njoftoi mikun e tij se do t’i shkonte për një vizitë  të shkurtër gjatë verës, maksimumi do të qëndronte 2 javë.

Po ndërsa vizitës më në fund po i vinte fundi, pas plot 5 javësh, Dikens i tha ish-kryeministrit  John Russell se krijuesi i rrëfenjave më të dashura në botë nuk ishte një i ftuar shumë i mirë.

Shkrimtarët e njohur u takuan në verën e vitit 1847, kur Andersen e quajti Dikensin shkrimtarin më të madh të kohës sonë.

Disa javë më vonë, Dikens, një nga shkrimtarët më të vlerësuar të kohës, i dërgoi Andersenit kopje të librave të tij. Për 9 vitet në vazhdim, Andersen i dërgonte vazhdimisht letra shkrimtarit anglez, madje edhe dorëshkrime të tij. Kur më në fund, Andersen vendosi të bënte vizitën e famshme, Dikens nuk po kalonte periudhën më të mirë të jetës së tij, personale dhe profesionale.

Kur Andeson u largua, Dikens shkroi në pasqyrën e dhomës: “Hans Andersen fjeti në këtë dhomë për 5 javë, që na u dukën si shekuj”.

Korrespondenca mes të dyve u ndërpre pak kohë më pas. Megjithatë ia vlejti njohja mes të dyve; sipas vajzës së Dikensit, ishte pikërisht Andersen frymëzimi pas personazhit Uriah Heep në “David Koperfilldi”.