Libri im i parë

Libri im i parë…
… do të jesh gjithmonë, sa herë që të shkruaj për ty. Aty do t’ia laj sytë dashurisë tënde, përmallshëm do ta përkëdhel e pastaj do të strukem në gjoksin e saj, në gjoks gruaje aromëmirë. Çdo faqe shkruar do ta ndricojë me dritën e sinqertë të syve të tu, të syve që do të matin gëzimin e qënies më të brishtë të kohës sime. Një libër pa ty, s’është asgjë, ndaj do ta veshë me bukurinë tënde, me shpirtin e brishtë ëndrra puthur etshëm, që kushdo ta lexojë, të dashurohet e të gjejë zgjimin më të bukur të çdo dite. Me lule të parfumuara ngrohtësie do ta nolis hartën erotike të trupit tënd, sepse ti, je dashuria që jetoj e bukuria që duhet të shkruaj. Gjithë ëndrrat që s’munda të ti prek e fjalët që dot s’ti thashë, aty do ti tjerr, me nge, plot mall e shumë dashuri, në librin tim të parë, që do të jetë kështjella e dashurisë tënde……

Andon Boboshtica