Rruga Ime…

Rruga ime…

Nisa të shtegtoj në tunelin e kohës time, ritmit çakordues të saj, mundohem notat t'ia mësoj, matem në gungat që has, në të tjerat bëj një hap, e padukshme ecja prapë. nga brenda, zë i kokës më ndriçon, kuptimin e ecjes të gjejë plasaritjeve të thelbit tim, t'u jap një…

N’boshllek

N’boshllek

Ia kam ngulë sytë boshllekut, që veshë i kam me gjuhën e shpirtit, frika mi shqyen sytë. n'varg janë lidhë dëshpërimi, zhgënjimi, errësira, e për fyti kanë kapë shpirtin. Ermira Ymeraj

Ankth i përjetshëm

Buzëqeshje të ngrira nga malli, Ëndrra të venitura nga lumi i kohës, Akoma fytyrë e lagur nga lotët e kujtesës, Me trupin e lodhur nga betejat e jetës, Morg i zymtë heshtjeje, Arkëmort i lënë buzë varrit, Ende fije shprese për rikthim jete, Përmendore të hapësirta, Pa asnjë emër më…

Aromë Gjaku

Aromë gjaku

Asnjë copëz hëne nuk duket gjëkundi sonte.Është mesi i natës dhe qëndroj në mes të rrugës, i mbështjellur me petkun e egër të natës e cila veçmas netëve të tjera sonte është akoma më e zezë.Shtëpitë e renditura afër njëra-tjetrës me të gjithë banorët brenda kanë fikur llambën e vajgurit…

Dje, Sot, Nesër…

Dje, sot, nesër…

Dje linda. Nga mëngjesi në mbrëmje qava, u rrita, pësova, mësova Jetova.   Sot, u zgjova herët, u grinda, fala, heshta, koha nuk pret. Luaj me jetën, ashtu sikurse ajo me mua. Askush s'është e lumtur kur tjetra humbet.   Ndryshe nga unë, ajo s'është egoiste! Hap fletë të re…

Nënës Sime

Nënës sime

Nënë,o nënë moj, Me gëzim dhe mall, Do të vi të takoj, Të të puth në ballë! Mes krahësh,të të rrok, Pritmë ti në derë, Me shami në kokë, Me fustan të gjerë! Shumë je rënduar, Në këmbë,mezi rri, Ngrihesh,pa përtuar, Përpara më del ti..! Brenga të ka vrarë, Shumë…