Autorët

Shtëpitë Botuese

Postimet më të fundit

  • Romanet më të mirë të frymëzuar nga... 2014-10-27 11:22:07 Lufta është një e keqe e përbashkët – me këtë  shprehje do të binte dakord shumica e njerëzve të përgjegjshëm. E megjithatë historia ka treguar...
  • Ritualet ditore të shkrimtarëve të... 2014-10-20 09:43:04 Kafeja është gjëja e parë që dua kur hap sytë në mëngjes. Dhe jo vetëm unë, mëngjeset përgjithësisht janë të vështira. Megjithatë, siç do ta...
  • Në kujtim të Migjenit, poetit modern... 2014-10-13 10:01:34 “Luli i vocërr” është pjesa e parë që kam lexuar nga Migjeni. “Gojët e shqyera” të këpucëve të Lulit   më kanë përndjekur qysh atëherë. Në...
Shiko të gjithë postimet

Udhëtari

Udhëtari


1,000 L

31639

"Në prozën e Sabri Godos dëshmohet dhuntia e veçantë krijuese, mjeshtëria posaçërisht e dukshme gjuhësore, kultura e gjerë historike dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj historisë kombëtare."
Rexhep Qosja
"Romani "Udhëtari" i Sabri Godos është një rrëfim ndryshe mbi luftën, ndryshe nga interpretimi stereotip i kësaj periudhe historike në letërsinë shqipe. Përmes rrëfimit të ngjarjeve nga lufta partizane në muajt e fundit të saj, ky roman vjen për të thënë atë që është heshtur në prozën tonë mbi këtë temë.
Natyrisht, historinë rëndom e shkruajnë fituesit, por në rrëfimin për luftën shqiptare – shqiptare nën trysninë e ideologjisë u ushtrua të shprehurit e egërsisë dhe urrejtjes ndaj palës tjetër, që si rrjedhim mbase do të sundojë jo vetëm në letërsi por përgjithësisht në artin shqiptar përgjatë gjysmë shekulli.
Mund të ketë qenë ky ngasësi kryesor, i bartur thellë në shpirtin e autorit për 60 e më shumë vite, për t'iu kthyer edhe njëherë luftës, pjesëtar dhe dëshmitar i së cilës ka qenë edhe vetë. Dhe këtë pjesë të historisë sonë, pas kësaj distance kohore e sjell ndryshe dhe saktësisht të qartë në thelbin e saj.
Sabri Godo, mjeshtër i pakalueshëm në gdhendjen e portreteve të karaktereve historike në prozën shqiptare, kësaj here, po në atë letërsi, do të na sjellë portretin kolektiv të një lufte dramatike dhe tragjike për kombin, lëngatën e së cilës do ta vuanim për gjysmë shekulli."
Ali Aliu

Nuk ka akoma komente të lexuesve për këtë libër.

Ju duhet të jeni një përdorues i regjistruar që të mund të postoni komente për librat.

Shporta  

Shporta juaj është bosh

Transporti 0 L
Total 0 L

Paguaj